Menu vegjetariane

Living - - PRANVERË 2017 -

BisKota me dJatHË

koha e përgatitjeS në total – 20/25 minuta

përbërëSit: 170 g miell ● 2 vezë të mëdha ● 4 lugë vaj ulliri ● 2 lugë qumësht ● 80 g djathë pecorino i grirë ose parmigiano, ose djathë kaçkavall që keni ju ● 2 lugë të vogla sodë, për torta të kripura ose të ëmbla, pa vanilje ● kripë sipas dëshirës

përgatitja: ndezim furrën në 190°C.

1. në një tas, përziejmë të gjithë përbërësit, përveç qumështit. brumit i japim formën e një sallami, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e vëmë të pushojë për 15 minuta në ngrirje në frigorifer.

2. pas kësaj kohe, marrim brumin nga ngrirja, e presim në feta nga 1 cm të trasha, i vëmë në tavën me letër pjekjeje, i lyejmë sipër me qumësht me ndihmën e një peneli dhe i pjekim për 12/15 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë. i shërbejmë të vakëta ose në temperaturë ambienti, të shoqëruara me sallatë jeshile, domate të pjekura në furrë, etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.