Një apartament klasik i riinterpretuar

apartamenti ndodhet në qendër të tiranës, në katin e gjashtë të një pallati të ndërtuar rreth 15 vjet më parë, ku banon një familje prej katër vetash: prindërit dhe dy vajza. të zotët e shtëpisë menduan ta rinovonin, duke riorganizuar nga e para ndarjen e

Living - - PRANVERË 2017 -

sipërfaqja e apartamentit është 230m2, nga të cilat 200m2 është apartamenti dhe 30m2 veranda. në hyrje, është një korridor i gjerë, i cili të orienton për në zonën e ditës, që është një koncept “openspace”, ku të gjitha shërbimet: gatimi, ngrënia dhe dhoma e ndenjjes, janë organizuar në një hapësirë të vetme me një sipërfaqe prej 65m2. Zgjatimi i korridorit hyrës krijon ndarjen vizuale të këtyre dy funksioneve, gatimit dhe ndenjjes, duke bërë njëfarë kufizimi pa barriera ndarëse. ambienti i gatimit ka në qendër një ishull, në të cilin janë instaluar lavapjata dhe plani i gatimit. pjesa tjetër e ishullit shërben për të ngrënë një vakt të shpejtë apo për të përgatitur diçka tjetër. në vazhdim të zonës së gatimit, buzë një vetrate me pamje nga mali i Dajtit, është vendosur tavolina e ngrënies. Kolona që ndodhet midis tavolinës së ngrënies dhe zonës së ndenjjes, është zgjatur me kartonxhez, për të krijuar njëfarë intimiteti në pjesën e ngrënies.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.