Do you have an Idea - Spektakli që të bën sipërmarrës

Spektakli që të bën sipërmarrës

Living - - PRANVERË 2017 -

në shqipëri, të kesh një ide krijuese apo novatore, nuk mjafton për të gjetur rrugën e suksesit. pa u hyrë analizave për ekzistencën ose jo të mekanizmave, të strukturave motivuese dhe mbështetëse, ata që shpesh kanë pasur një ide dhe dëshirën për ta zhvilluar atë në biznes, janë përballur me vështirësitë financiare. për herë të parë në shqipëri, këtë mision e ka marrë përsipër një spektakël televiziv, i cili ka në fokus të tij sipërmarrjen. “Do you have an idea”, është formati i cili do t’i kthejë idetë në biznes. një prodhim i tring, i cili transmetohet çdo të enjte në orën 21:00 në vizion plus, ky spektakël po shpalos potencialin krijues dhe zhvillues të të rinjve shqiptarë, të cilët prezantojnë idetë e tyre. qëllimi i stafit drejtues për këtë projekt, nuk ishte thjesht të prodhonte një “show”, por një nismë të mirëfilltë, që synon të promovojë aftësinë e çdokujt që ka një ide dhe do që ta kthejë atë në biznes. “Do you have an idea” është një patentë e suksesshme ndërkombëtare e blerë nga tring dhe formula e spektaklit është më se e thjeshtë:

faza e parë:

ti sjell idenë. fillimisht, ajo kalon filtrat përzgjedhës të produksionit për t’u bërë pjesë e spektaklit. Pastaj, konkurrentët përballen me jurinë, e cila përbëhet nga biznesmenë të suksesshëm shqiptarë. këta të fundit bëjnë vlerësimin e idesë dhe vendosin nëse ka apo jo hapësira për t’u zhvilluar apo për t’u investuar, që më pas të kalojë në fazën tjetër të konkurrimit. Por mund të ndodhë që vetë biznesmenët -

anëtarë jurie, të shfaqin interesin e tyre për të investuar në një ide. autori dhe moderatori i këtij formati të suksesshëm (përtej argëtimit) turjan Hyskaj, vlerëson shumë interesin dhe bashkëpunimin që bizneset shqiptare po japin për këtë spektakël. “Shpeshherë më pëlqen kur thonë: ‘te ty, shoh veten time’, dhe këtë frazë e kam dëgjuar disa herë gjatë spektaklit. Qëllimi ynë kryesor është të thyejmë mitin se të bësh biznes është e vështirë. ne mund t’i ndihmojmë të rinjtë që të largohen nga kafenetë dhe t’u japim atyre mundësinë që t’i bëjnë realitet idetë, qofshin ato edhe ide për sipërmarrje të vogla”, - shprehet Hyskaj. Por nuk është aspak kriter që konkurrenti të ketë prirje biznesmeni që në fillim. e rëndësishme është të jetë një ide që mund të zhvillohet dhe të gjejë zbatim, të mund të marketohet, të shitet ose të prodhohet.

faza e dytë:

ata konkurrentë, idetë e të cilëve janë vlerësuar nga juria, përzgjidhen për të kaluar në dy netët gjysmëfinale. Por para se ideja të mbërrijë këtu, kalon disa stade. asaj mund t’i jenë gjetur hapësira për t’u realizuar, mund t’i jetë siguruar fondi mbështetës, dikush tjetër mund të jetë marketuar dhe ndërkohë, suksesi i idesë së tij mund të jetë testuar.

faza e tretë:

Përmbyllja e këtij spektakli misionar është nata finale, me 5 konkurrentët ideatorë më të mirë, të cilët do të jenë të gjithë fitues. Por “Do you have an idea” nuk zbaton konceptin klasik të fituesit, pasi ka edhe konkurrentë të cilët skualifikohen nga gara që në fazën e parë, por marrin një investim. ata skualifikohen, sepse ideja e tyre nuk sjell zhvillim, por me një mbështetje mund të funksionojë. “Qëllimi është që të gjejmë hapësirë për çdo ide. edhe për ata që nuk fitojnë. Për shembull: dikush ka nevojë për marketing, dikush për një plan biznesi e dikush për një kredi që ta fillojë atë. Pastaj koha do të bëjë punën e vet, - shpjegon Hyskaj. - Jemi përtej pjesës televizive të show-t. ne si produksion, do të kënaqemi kur t’i shohim të realizuara këto ide” - thekson autori dhe moderatori i “Do you have an idea”. në këtë format, mbështetja që sigurohet është e gjithanshme. në varësi të llojit të idesë së prezantuar, sigurohet mbështetje financiare, që ofrohet nga bizneset, ose kredi të buta; u ofrohet një plan biznesi, mundësi për të reklamuar, por ndihma mund të jetë edhe logjistike, në material apo truall. Dhe idetë e ofruara janë nga më të ndryshmet, që nga aplikacionet e deri te punët artizanale. kështu, nëse deri më sot keni ngurruar apo keni qenë në mëdyshje për të nxjerrë në dritë idenë tuaj, dorëzojani atë “Do you have an idea”: një formati televiziv misionar, i cili më së paku do t’ju motivojë, por qëllimi madhor është që çdo ide, të kthehet në sipërmarrje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.