Hetem Ramadani - Kam zbuluar eliksirin e përjetësisë

Living - - PRANVERË 2017 -

nuk është e lehtë të lësh takim me Hetem ramadanin. Për shkak të sipërmarrjeve të shumta, jeta e tij ndahet mes Dubait dhe Parisit e, së fundmi, po vjen disi më shpesh edhe në tiranë. ardhjet e shpeshta këtu lidhen me projektet e bashkëshortes së tij, inva mulës. mezi ramë dakord për një orar të lirë në një nga ato pak ditë që ai ndodhej në tiranë. kur pranoi, u emocionova që do të mirëpritesha në shtëpinë e divës së madhe dhe të zotit ramadani.

ngjitem në maloren e rrugës së trëndafilave, siç më ka orientuar në telefon pak çaste më parë. Që nga emri i rrugës, filloj të ndiej një lloj magjie. nis të lartësohem shpirtërisht, ende pa prekur pragun e derës së tyre. te shkallët e apartamentit, më pret lejla, kujdestarja e vajzës së tyre, dhe qeni, i cili sapo më ndjeu, m’u gjunjëzua që ta përkëdhelja. “Sa shumë përkëdhelje në këtë shtëpi”, - mendoj. në mes të një holli gjigant, të shtrirë sa hapësira e një apartamenti të tërë, më pret zoti ramadani. ai e ka respektuar ftesën për shërbimin fotografik. ka veshur një kostum, i cili, me shumë elegancë, i nxjerr në pah trupin dhe ai duket si një zotëri i vërtetë që ka sfiduar moshën biologjike. në të vërtetë, arsyeja kryesore që më nxiti ta intervistoja, ishte që të mësoja më shumë rreth praktikës së tij medituese. më ka ngjallur gjithmonë kërshëri me deklaratat e tij, sepse, si themelues i mendimit trashendental në Shqipëri, zoti ramadani thotë se kjo është një praktikë që ta përmirëson dukshëm jetën, por, gjatë qëndrimit me të, zbuloj shumë më tepër rreth tij dhe stilit të jetës që bën. kështu, nuk habitem më me formën e tij të përsosur fizike, por pranoj se trupi i tij është vepra e tij. kjo më nxit të thellohen në botën e mrekullive “alla-Hetem”:

meditimi

Për të, dita nis gjithmonë duke medituar. më tregon se mediton së paku dy orë në ditë. “Pa bukë rri, pa meditim, nuk bëj dot, - thotë zoti ramadani. - mendja ka nevojë për qetësi e paqe; gjatë ditës, mendojmë shumë, interpretojmë ngjarje, kritikojmë, ndaj mendja jonë lodhet. meditimi është si një dush për mendjen. Pas meditimit, jam i lirë. Sikur edhe një ditë të vetme të mos meditoj, më duket sikur nuk marr frymë. Përveç kësaj, meditimi ndërron kiminë dhe fiziologjinë e trupit.”

pesë vjet më parë, deklarata e tij se kishte ngjizur një vajzë duke medituar, provokoi shumë reagime. Hetem ramadani, biznesmeni i njohur, guxoi të fliste publikisht për një praktikë, ndikimet e së cilës konsiderohen ende si një lloj herezie për shqiptarët. rrugës për në apartamentin e tij në Kodrën e Diellit, mendohem gjatë nëse duhet t’ia përmend këtë histori apo jo. përgatitem edhe për ndonjë reagim jodashamirës. Megjithatë, kur ia risjell në vëmendje, ndodh e kundërta: marr konfirmimin e asaj që ai pati thënë vite më parë. ishte koha kur bashkëshortja e tij, sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, inva Mula, mbeti shtatzënë në moshën 49-vjeçare, për të sjellë më pas në jetë vajzën e tyre, ninën. “po, po. atë mbrëmje, meditova, kërkova të sillja në jetë një vajzë dhe ndodhi saktësisht ashtu. inva mbeti shtatzënë atë natë dhe më pas erdhi në jetë nina. ishte dëshira ime që ajo të mbante këtë emër, për nder të nënës së ndjerë të invës. e ndieja edhe si një lloj detyrimi, pasi zonja Mula ndërroi jetë në duart e mia.”

agjërimi

kur thotë se mund të rrijë pa ngrënë, por jo pa medituar, e ka seriozisht. ai më tregon se zbaton në mënyrë periodike një lloj forme agjërimi. Por, nëse agjërimi sipas besimeve kufizon të ngrënët për disa orë, zoti ramadani këtë e bën për ditë të tëra. “Shpeshherë, bëj prova. rri katër, pesë, ndonjëherë edhe gjashtë ditë pa ngrënë asgjë. Pi vetëm ujë.”

Për zotin ramadani, agjërimi është një lloj mjekësie alternative. “Shkencërisht, përmes agjërimit, arrin të bësh një lloj detoksikimi të qelizave. nëse do që të jetosh gjatë, lipset që këtë pastrim ta bësh dy deri në tri herë në vit, por mund ta bësh edhe një herë në javë. ka që e bëjnë edhe 21 ditë por, në ditën e gjashtë, mua fillon të më dhembë trupi dhe kockat; organizmi im nuk toleron më shumë se kaq ditë.” Pas këtij regjimi, ai tregon se ndihet shumë energjik, sepse, sipas tij, kjo gjë e çlodh organizmin. “mendo se sa energji i duhet trupit për të bërë një proces tretjeje, - më thotë. – Duke agjëruar, e ruajmë këtë energji. gjatë procesit të tretjes, ne humbim energji, sidomos kur kombinojmë karbohidratet me proteinat. në trup, kjo manifestohet si lodhje.” ndërkohë, lejla po na qeras me pije dhe çokollata, në një tabaka argjendi. Pas kësaj bisede, dua t’i “ul zërin” tundimit kur shoh çokollatat. “Hë? ke frikë ta hash?” - më pyet ai dhe qesh. Sigurisht që kam frikë, pas gjithë efekteve negative që përmendi ai pak më parë për përdorimin e sheqerit. megjithatë, kur mendoj se prej gati 3 vitesh, ai në mënyrë rutinë përsërit agjërimin gjashtëditor, them se mund të rri pa këtë ëmbëlsirë tunduese. Pavarësisht nga të gjitha, zoti ramadani thotë se sakrifica që bën, nuk është kaq e vështirë.

“Dita e parë dhe e dytë të mundon, por, më pas, mësohesh. gjithçka ka të bëjë me vendimin që merr. nëse e ndan mendjen, trupi përgatitet. Unë nuk besoj në 100 lloje metodash të ndryshme detoksikimi që shpërndahen në internet. e vetmja mënyrë për t’u detoksikuar, është që ta lësh trupin ‘të hajë veten’.”

Përballë këtij njeriu me rigorozitet kaq të madh në të ngrënë dhe kujdesin për veten, më lind natyrshëm pyetja për konsumimin e mishit të kuq. ai më tregon se nuk e ka konsumuar atë për njëzet vite, por ka filluar ta konsumojë së fundmi.

“kam bërë një ndërrim radikal. nuk haja as mishin, as peshkun, as vezën, por studime të fundit tregojnë se mishi i kuq është i rëndësishëm për aminoacidet, ndërsa veza mbron trurin. këtë të fundit nuk e kam ngrënë për 30 vite, ndërsa tani e konsumoj çdo ditë. ama, kujdesem shumë për origjinën e këtyre produkteve.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.