Samiti që u solli shqiptarëve paqen

Living - - PRANVERË 2017 -

Jeta është e mbushur me çaste të gëzuara e të hidhëruara, me vështirësi të mëdha që duhen kapërcyer, me humbje e dështime. Shpesh, për shkak të këtyre të fundit, ndihemi si në burg. Edhe kur i kemi të gjitha, nuk kemi probleme apo i kemi realizuar synimet që i kemi vënë vetes, na ndodh të ndihemi bosh e të palumtur dhe na duket sikur jeta që bëjmë, nuk ka kuptim. Shpeshherë, i bëjmë vetes pyetje të tilla: CILI ËSHTË QËLLIMI I JETËS? NGA SE VARET LUMTURIA JONË? KUSH JEMI NE? NGA VIJMË DHE A ËSHTË VDEKJA FUNDI I EKZISTENCËS SONË?

Të gjitha këto dilema mund të marrin përgjigje përmes një praktike shumë të lashtë: meditimit. kjo praktikë i ka fillesat mijëra vite më parë, te buda, i cili ishte i pari që e praktikoi, duke u përpjekur ta përhapte sa më shumë. në ditët e sotme, falë mjeshtërve të meditimit, meditimi ka marrë një shtrirje të gjerë, ka më shumë njerëz që e praktikojnë dhe është shumë më e lehtë ta bësh një gjë të tillë, sepse informacioni që ofrohet, është i madh. meditimi është një praktikë që mund të na ndryshojë rrënjësisht jetën dhe këndvështrimin për të. india, Japonia, kina, tajlanda dhe shumë vende të tjera kanë një traditë shumë të hershme të meditimit.

në Shqipëri, kjo praktikë ka filluar të përmendet rreth njëzet vjet më parë, por është përhapur dhe pranuar gjerësisht këtë dhjetëvjeçarin e fundit. në dhjetor të vitit 2016, u mbajt për herë të parë në Shqipëri Samiti i Paqes dhe meditimit. ky samit, që ishte një nismë e “World Peace intiative foundation”, pati për qëllim të përfshinte njerëz mendjehapur, pa dallim moshe e gjinie, të cilët nesër do të mund të ndryshojnë jetën e tyre dhe atë të të tjerëve. Duke mësuar

dhe praktikuar meditimin, je i aftë ta kuptosh më mirë veten, të ndryshosh jetën tënde dhe atë të të tjerëve, madje edhe të përmirësosh mjedisin që të rrethon.

Samiti i Paqes dhe meditimit u organizua nga psikoterapeutja dr. fleura Shkëmbi. Posaçërisht për këtë ngjarje, në tiranë erdhën nga tajlanda edhe dy murgj budistë. Samiti u mbajt në një prej hoteleve në periferi të tiranës dhe në të morën pjesë shumë të rinj nga vendi dhe rajoni. gjatë katër ditëve që zgjati samiti, u zhvilluan konferenca, aktivitete ndërvepruese, ku u fol dhe u zhvilluan praktika meditimi.

John Paramai Dhanissaro dhe Jonghatchapat Setharakul drejtuan disa seanca meditimi për pjesëmarrësit. ata dëshmuan se meditimi është një gjendje mendore përmes së cilës mund të çlirosh ndjenjat dhe mendimet negative. gjithashtu, duke medituar, mund të arrish të njohësh më mirë veten dhe të kontrollosh emocionet.

“Shoh se shqiptarët e njohin meditimin, madje disa e praktikojnë atë, por mendoj se ata kanë akoma më shumë nevojë ta zhvillojnë këtë praktikë“, - shprehet për revistën “living” murgu John Paramai Dhanissaro.

ky samit u mbajt në Shqipëri me kërkesë të dr. fleura Shkëmbit, e cila e kërkoi këtë në Samitin europian të Paqes të mbajtur një vit më parë në Hungari. Psikoterapeutja, e cila e praktikon meditimin prej vitesh, vazhdimisht është përpjekur që t’i ngrejë praktikat meditative në Shqipëri në një nivel botëror, duke i dhënë vendit një mundësi të re. në Samitin e Paqes dhe meditimit që u mbajt në Shqipëri, pati një pjesëmarrje të madhe, prej afro dyqind personash.

“të jem e sinqertë, nuk e prisja që të kishte kaq shumë pjesëmarrës. ajo që më ra në sy dhe më gëzoi pa masë, ishte se kishte një lloj qasje pa dallim moshe, madje në të morën pjesë edhe meshkuj, duke e ditur që, në Shqipëri, është krijuar një stereotip se meditimin e praktikojnë vetëm femrat”, - rrëfen koordinatorja e Samitit të Paqes, Shkëmbi.

Samiti i parë i paqes në Shqipëri me pjesëmarrjen e murgjve L. P. John dhe L. P. Best, për shumë pjesëmarrës, ishte një shkëndijë për t’i ftuar ata drejt një rruge zbulimesh të mëdha. Sipas filozofisë budiste, nëse e praktikon meditimin rregullisht, mund të ndezësh në mendje dritën që zbulon shumë të vërteta rreth kësaj jete.

një prej pjesëmarrëseve në këtë samit ishte Doljana veliaj, një vajzë e verbër, e cila na tregoi se kjo eksperiencë i ndryshoi jetën. “ishte një përjetim shumë i veçantë për mua. ishte hera e parë që mora mësime meditimi e për më tepër nga një murg. ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. kurrë më parë nuk kisha ndier një qetësi të tillë dhe kurrë nuk isha përqendruar aq shumë te vetja”, - thotë Doljana.

“ishte një përvojë mbresëlënëse, - shprehet enli karavella, një tjetër pjesëmarrëse në Samitin e Paqes. - Dua ta provoj përsëri. kur murgu tha se, gjatë meditimit, ligjet e fizikës nuk kanë vlerë, kuptova se kishte të drejtë, sepse u ndjeva sikur po notoja.”

Për filozofinë budiste, këto janë përfitimet e para të praktikës medituese. budistët besojnë se meditimi të ndryshon jetën në shumë plane. ai nuk ka vetëm efekte personale, por edhe shoqërore.

“meditimi ul agresivitetin, numrin e vrasjeve dhe zvogëlon dhunën në të gjithë botën. nëse meditohet në një vend, gjithë energjia që çlirohet, shkon te pjesa tjetër, duke krijuar një lloj balance”, - shprehet fleura Shkëmbi. Sipas kësaj filozofie, ne kemi në dorë çelësin për të zbuluar të vërteta të mëdha dhe për të ndryshuar të tashmen e të ardhmen. Sipas murgut L. P. John, e ardhmja është në duart dhe mendjen tonë. Sekreti qëndron në mënyrën se si ne e zbulojmë atë. “në filozofinë tonë, ne përballemi me konceptin e kthimit në vetvete. thonë se, po të jesh në gjendje të ndryshosh mendjen, atëherë mund të ndryshosh botën. kështu, le ta fillojmë ndryshimin nga vetja”, - thotë ai. kështu, ajo që duket si legjendë (ndryshimi i “fatit”), sipas praktikuesve të budizmit, mund të arrihet nëse aktivizojmë energjinë që të gjithë e kemi brenda vetes, përmes meditimit. kjo praktikë u jep përgjigje shumë pyetjeve që, deri më sot, mund të na kenë mbajtur të burgosur brenda “mureve” të mendjes sonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.