Kur kukullat marrin jetë

Pepina, Çestina, Flutura dhe Fiorentina janë disa nga emrat e kukullave për të cilat ajo kujdeset me shumë dashuri.

Living - - PRANVERË 2017 -

iva është në vitin e tretë për inxhinieri tekstili dhe orët e mësimit i koordinon me punën në punishten apo rrobaqepësinë e saj. në hapësirën e vogël që duket sikur ka dalë nga ndonjë novelë e Çehovit, ajo, me një buzëqeshje në fytyrë, me sytë që shkëlqejnë dhe një shall rozë të hedhur krahëve, më tregon për fillesat e pasionit të saj. Që në moshë të vogël, e mahniste makina qepëse dhe fshehur së ëmës, provonte t’u jepte jetë ideve të saj, ndonëse ende të vogla. Puna e saj e parë ka qenë qepja e bordurave të çarçafëve, e cila përfundoi me një incident të vogël e me një të çarë në gisht. Por iva nuk e humbi kurajën, përkundrazi, me kalimin e viteve u shtuan edhe përpjekjet për të krijuar vepra arti, ashtu si dhe nevojat, dëshirat apo kërkesat. kështu, në periudhën e adoleshencës, iva i krijonte vetë veshjet e saj, të së motrës dhe së ëmës. krijimet e saj ishin: funde, çanta, shalle dhe çdo aksesor që i nevojitet një vajze në moshën më të bukur dhe të gëzueshme. “eksperienca është mësimi më i mirë”, - më thotë ajo kur e pyes se sa e ndihmojnë studimet në punën e përditshme. Qepjet, prerjet, gjergjefët, mulinetë, një mori copash, ngjyrash dhe pajisjesh i japin jetë personazheve të ivës. nëse i teprojnë pëlhura apo materiale të tjera, ajo i përdor për të bërë kukulla me karaktere nga më të ndryshmet. mullixhiu ka qenë kukulla e parë, e frymëzuar nga një dhuratë (një pulë prej cohe) të cilën e ëma ia kishte sjellë nga një prej udhëtimeve të saj jashtë vendit. ajo ishte dhe shkëndija e parë prej nga lindi ideja për të krijuar personazhe plot jetë e karakter.

“këto kukulla nuk mund t’i blejnë të gjithë, - thotë iva. - ato duan përkujdesje dhe dashuri, duhet t’u flasësh dhe të bisedosh me to, sepse edhe ato kanë shpirt”, - shton ajo, ndërkohë që rregullon flokët e Pipiruqes.

Por iva nuk krijon vetëm kukulla apo personazhe të tilla, ajo realizon jastëkë të personalizuar, kompozime për dekor, aksesorë të ndryshëm, kuadro, veshje dhe çdo gjë me një frymë vintazh. në këto krijime mbizotëron një stil çehovian që të sjell ndër mend romanet ku përshkruhen bujtinat me zjarr bubulak dhe ku ndihej aroma e drurit që digjej. vizita në punishten e ivës, është si një udhëtim në kohë, në një botë mahnitëse që të lë mbresa duke filluar që nga detajet në dukje të panevojshme, por në thelb tepër të spikatura. Çdo element është gjeneza nga e cila janë krijuar kukullat, të cilat duket sikur e vendosin vetë emrin dhe përcaktojnë personalitetin e tyre. Pra, nëse doni të bëni një dhuratë të veçantë, që i reziston kohës, mos ngurroni të shkoni tek iva.

shpeshherë abuzohet me fjalën “talent”, por në rastin e ivës është e vështirë të gjesh një sinonim për të përshkruar potencialin e saj artistik dhe pasionin për të përcjellë një sërë ndjenjash nëpërmjet krijimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.