Olga, zonja që sjell Versajën në Shqipëri

siç ndodh përherë kur puna bashkohet me pasionin, suksesi nuk vonoi. Ftesat, jastëkët, gotat dhe çdo aksesor tjetër i punuar prej saj, filluan të kërkohen dhe jo vetëm në Gjirokastër, por edhe më tej, deri në tiranë.

Living - - PRANVERË 2017 -

Olga është zonja e trëndafilave, e luleve dhe e së bukurës. nëse keni në plan të martoheni dhe dëshironi të keni ftesa sa më të veçanta, nëse doni të pagëzoni fëmijët, të zbukuroni kishën apo kërkoni që evenimenti juaj të ketë një stil të spikatur, olga është njeriu i duhur për ju.

Dashuria dhe pasioni janë kryefjala e çdo vepre arti që ajo krijon, detaj që vihet re në shkëlqimin e syve të saj kur flet për përzgjedhjen e materialeve apo për provat që bën bashkë me vajzat në punishten e saj në gjirokastër.

“Hand made by olga”, është një sipërmarrje artizanale e udhëhequr nga vetë ajo: një zonjë e thjeshtë, elegante dhe e dashur, e cila ka mundur të bashkojë në mënyrë brilante pasionin për punën, artin dhe dashurinë për familjen. e mbetur jetime që në moshë të vogël, bashkë me tre motra e vëllezër të tjerë, olga vendosi që të mos largohej nga Shqipëria e as nga gjirokastra, për të qëndruar pranë së ëmës dhe qytetit të origjinës, duke iu bashkuar kështu sipërmarrjes së të vëllait në pastiçerinë “kalimera”.

Pikërisht aty filluan dhe kërkesat për bonboniera të personalizuara, për ëmbëlsira të veçanta dhe detaje të tjera të cilat përdoren në raste festash familjare. olga e shfrytëzoi më së miri këtë çast, duke mos u trembur nga e panjohura, por duke u dhënë me mish e me shpirt për realizimin e aksesorëve të personalizuar, bonbonierave, ftesave, konfetave, mbajtëseve të unazave dhe krijimeve të veçanta në çdo detaj.

Siç ndodh përherë kur puna bashkohet me pasionin, suksesi nuk vonoi. ftesat, jastëkët, gotat dhe çdo aksesor tjetër i punuar prej saj, filluan të kërkohen dhe jo vetëm në gjirokastër por edhe më tej, deri në tiranë. në krijimet e saj, përveç dashurisë që përcjell, ajo përdor edhe materialet më të mira. Stofrat, gurët, kartonët, ngjitëset dhe çdo element tjetër, porositet jashtë vendit për të siguruar cilësi dhe jetëgjatësi më të madhe. Puna fillon me parapërgatitjet, kombinimet e materialeve, provat, skicat, bisedat me klientët, në mënyrë që nusja e ardhshme ta ndiejë veten si princeshë ose pagëzimi i fëmijës të jetë një udhëtim magjik. kështu, duke personalizuar me fantazi dhe shije simbolikat dhe preferencat e gjithsecilit, çdo eveniment do të ketë magjinë e tij.

në një nga suitat e hotel “Plaza”-s në tiranë, teksa fotografojmë stolitë e veçanta që ajo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.