Infertiliteti dhe programi i fekondimit In-Vitro

Infertiliteti përkufizohet si dështimi për të konceptuar (pavarësisht shkaqeve) pas 1 viti marrëdhëniesh të pambrojtura. Ai prek afërsisht 10-15 % të çifteve në moshën riprodhuese. Zhvillimi i shpejtë në këtë fushë të mjekësisë ka bërë që të zbulohen gjit

Living - - PRANVERË 2017 - Email: ivfsecretary@hygeia.al Web: www.hygeiaivf.com Tel: + 355 04 23 88 918 Spitali Hygeia Tiranë

Në një shoqëri si kjo e sotmja, ku i jepet prioritet zhvillimit të karrierës profesionale, disa gra pikërisht për shkak të karrierës e vonojnë lindjen e fëmijëve deri në të 30-tat ose edhe më vonë. Si rezultat këto gra mund të kenë më shumë vështirësi për të konceptuar si edhe një risk më të madh për aborte.

Në gra me moshë më të madhe se 35 vjeç, është mirë të bëhet një vlerësim i plotë pas 6 muajsh përpjekjesh për të konceptuar sepse përgjigja e tyre ndaj trajtimit mund të jetë suboptimale për shkak të uljes së mundësisë së vezores për të prodhuar vezë.

Përparësitë e mëdha në trajtimin e infertilitetit duke përdorur teknologjitë e riprodhimit të asistuar (ART) kanë bërë të mundur që shumë çifte të kenë fëmijë me asistencë mjekësore, pavarsisht origjinës së problemit.

Tashmë nuk jemi më në kohën kur IVF ishte eksperimental. Praktika e riprodhimit të asistuar tashmë bazohet në shkencë të pjekur dhe bashkë me pjekurinë ka ardhur edhe ripërcaktimi i qëllimeve terapeutike. Pacientët i nënshtrohen një sërë analizash dhe vizitash qe na lejojnë

të lokalizojme problemin e tyre dhe pasi arrihet kjo bëhen të mundura edhe përpjekjet për superimin e problemit me mjekim apo kirurgji minimale duke rritur shanset për një IVF të suksesshëm.

Jemi krenar që në Klinikën e Fertilitetit Hygeia të disponojmë teknologjinë më bashkëkohore përsa i përket Fekondimit In-Vitro (IVF), teknologji e cila mundëson aplikimin e protokolleve më bashkëkohore në fushën e infertiliteti, sepse prioriteti ynë është përcaktimi i problemit dhe zgjidhja e tij në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.

Ekipi i mjekëve të Klinikës së Fertilitetit Hygeia është i përbërë nga mjekë specialistë me një eksperiencë ndërkombëtare mbi 20-vjeçare në mbarë botën, për problemet e infertilitetit. Pjesëtarët e ekipit tonë janë një ndër të parët në botë që kanë aplikuar Aspirimin e spermatozoideve nga testikuli i meshkujve të cilët nuk kanë qeliza në spermë. Po kështu ata janë të mirënjohur edhe në sajë të publikimeve të shumta të bëra në revistat më prestigjoze të fushës.

Teknologjia e përparuar, eksperienca ndërkombëtare e stafit të mjekëve, programet e personalizuara për çdo çift kanë bërë që në 5 vite eksperiencë të Klinikës së Fertilitetit Hygeia përqindja e suksesit në IVF të jetë 65% (mbi 600 fëmijë të lindur) dhe 80% përqindje suksesi në çiftet që i nënshtrohen programit me vezë të dhuruara, përqindje kjo që është mbi mesataren e shumicës së Klinikave simotra në Europë, arsye kjo që shumë çifte nga Anglia, Italia apo edhe vende të tjera Europine të na besojnë trajtimin e tyre.

Klinika e Fertilitetit Hygeia është e para Klinikë Fertiliteti në rang botëror që është çertifikuar nga kompania Gjermane Temos për Cilësi të Lartë në aplikimin e Fertilizimit In-Vitro

Më poshtë po ju japim një panoramë të shkurtër rreth infertilitetit dhe teknikave të riprodhimit të asistuar që aplikohen në Klinikën tonë:

Arsyet e infertilitetit

Arsyet e infertilitetit janë disa, të tilla si :

1. Arsye të lidhura vetëm me partnerin mashkull (probleme të spermës si: përqëndrim i ulët, shpejtësi e ulët apo probleme me morfologjinë).

2. Arsye të lidhura vetëm me partnerin femër (probleme të ovulimit, bllokim të tubave, faktor të lidhur me moshën, probleme me uterusin, ligaturë të mëparshme të tubujve, endometrioza etj.). 3. Arsye të lidhura me të dy partnerët. Në të tilla raste mendohet të jenë ose nga kombinimi i probleme të të dy partnerëve ose me probleme gjenetike dhe imunologjike.

4. Infertiliteti i pashpjegueshëm, që do të thotë se megjithëse janë kryer të gjitha analizat dhe kontrollet që njihen sot në këtë fushë, përsëri, nuk është arritur të gjendet shkaku i infertilitetit.

Teknologjia

Kur flasim për IVF nuk mund të mos flasim për teknologjinë e cila është një pjesë e rëndësishme e saj. Teknologjia nga sistemi i ajrimit dhe i filtrimit dhe deri tek inkubatorët ose “mitrat artificiale” ku vezët e embrionet ruhen në kushte sa më afër atyre të trupit të njeriut. Sistemi i ajrimit dhe përdorimi i filtrave të vecantë bën të mundur arritjen në maksimum të sterilitetit në brendësi të laboratorit. Inkubatorët ose “mitrat artificiale” ruajnë kushte të tilla si temperaturë 37 gradë celcius dhe përqendrim CO dhe O2 përkatësisht 6.0 % dhe 5.0 %.

Të gjitha këto e të tjera na lejojnë të kemi kushtet më të mira në arritjen e rezultateve. Më lejoni tju them se kombinimi i teknologjisë së fundit me personel të kualifikuar është çelësi i suksesit tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.