Tendencat e grimit pranveror

KY SEZON VJEN ME DISA TRENDE TË REJA: VETULLA TË PLOTA, SY QË SHKËLQEJNË DHE BUZË NUDE.

Living - - PRANVERË 2017 -

Frymëzuar nga pasarelat më të mëdha ku në tendencat e pranverës 2017 mbizotëron grimi metalik, Living ju këshillon disa truke dhe mjetet e nevojshme për të realizuar ‘’look-un’’ tuaj për këtë stinë. Sigurisht që elementi kryesor për një pamje të bukur dhe një grim të suksesshëm është lëkura. Patjetër që në pranverë lëkura duhet të jetë sa më e freskët, dhe një lëkurë e pastër mundëson që fytyra të duket e freskët dhe të jetë gati për aplikimin e grimit.

ju duhet të përgatitni lëkurën tuaj duke e pastruar me një ujë mishelar i cili largon papastërtitë dhe e qetëson atë. Në fakt, ne do t’ju sugjeronim ujin mishelar Skin Naturals nga Garnier i cili do t’ju mundësojë që lëkura juaj të pastrohet lehtësisht me një veprim të vetëm dhe do ta linte atë të pastër, të freskët, të butë dhe të qetësuar, kështu ajo do të jetë gati për aplikimin e kremit pudër. Për të pasur një çehre të përsosur dhe natyrale të fytyrës, ekspertët tanë sygjerojnë që fillimisht ju të përdorni një krem pudër e cila krijon efektin mat dhe i zvogëlon poret në mënyrë që ato të jenë sa më pak të dukshme, sigurisht në tonalitetin që përafron me atë të lëkurës tuaj dhe më pas konturoni mollëzat. Krijimi i kontureve dhe theksimi i mollëzave nxjer në pah karakteristikat e fytyrës. Teknika e konturimit mund të arrihet lehtësisht duke përdorur dy nuanca, një të errët dhe një të çelët. Aplikoni nuancën e errët përgjatë nofullës dhe nën mollëza, pastaj përhapeni mirë. Dhe për ta ndriçuar fytyrën aplikoni ngjyrën e çelët në pjesët e ngritura të fytyrës duke e përhapur mirë.

Nisur nga preferencat e profesionistëve të grimit, ekspertët tanë do t’ju sugjeronin krem pudrën e re Fit Me dhe konturuesin Master Contour V shape Duo, nga marka e Maybelline New York.

UJI MISHELAR SKIN NATURALS

KREM PUDËR FIT ME

MASTER CONTOUR V SHAPE DUO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.