Si të dukemi bukur në verë

Living - - PRANVERË 2017 -

dhe rritjen e temperaturave, edhe trupi ekspozohet më tepër në diell. Por jo të gjithë ndihemi mirë me veten, sidomos gjatë kësaj stine. Ndaj, për të shmangur disa probleme, mund të përmirësoni imazhin tuaj falë profesionistëve.

Një ndër gjërat themelore që duhen bërë gjatë muajve të ftohtë të dimrit, është pastrimi i fytyrës dhe një nga metodat më të mira është “white peel”, ndryshe nga “peeling” tradicional. “White peel” është kombinim i tre acideve: glikolik, salicilik dhe laktik. Me anë të këtij trajtimi largohen qelizat e vdekura të lëkurës, pikat e zeza, njollat e ndryshme, aknet dhe shenjat që lënë pas këto të fundit. Ky proces nxit gjithashtu prodhimin e kolagjenit duke reduktuar rrudhat. Një trajtim i tillë është i domosdoshëm për një lëkurë të shëndetshme si dhe për t’u bërë ballë faktorëve të jashtëm që plakin lëkurën.

Kush nga ne nuk është vënë të paktën një herë në siklet nga njollat e djersës mbi bluzë, këmishë apo fustan? Personat të cilët djersitin shumë dhe janë gjithmonë në ankth për shkak të këtyre njollave në rroba, mund të kryejnë trajtimin me botoks për djersitjen e tepërt. Falë këtij trajtimi që zgjat vetëm 10 minuta, do të jeni më të qetë dhe të lirshëm gjatë gjithë verës.

Nëse nuk e keni zgjidhur ende punën e depilimit, dhe vera është një sfidë e vërtetë në këtë aspekt, duhet të provoni depilimin me laser. E ku tjetër veçse te klinika KEIT, qendra më e madhe në Shqipëri dhe Ballkan për kirurgjinë dhe trajtimet

estetike! Klinika KEIT ka kryer mbi 7 mijë depilime të suksesshme me laser, pasi disponon të gjithë gamën e aparaturave laser në varësi të tipit të lëkurës dhe qimes. Fillimisht kryhet një konsultë falas me mjeket e stafit, të cilat përzgjedhin aparaturën e përshtatshme për ju dhe hartojnë një program gradual dhe individual për çdo person. Falë kësaj metode depilimi, do të shpëtoni përgjithmonë nga qimet.

Me siguri që shqetësimi më i madh çdo verë, është trupi. Tepricat e akumuluara të dhjamit në disa zona të caktuara të tij, edhe pas dietave të shumta dhe palestrës, nuk zhduken plotësisht. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka zgjidhje. Trajtimet e emulsiolipolizës dhe lipoapoptozës, bëjnë të mundur heqjen e dhjamit, pa qenë nevoja të kryeni ndërhyrje. Në rast se këto trajtime nuk rezultojnë efikase për shkak të sasisë së tepërt të dhjamit, atëherë mund të kryeni liposkulpturën. Kjo është një lloj ndërhyrjeje që kryhet për heqjen e dhjamit të tepërt. Nëse dëshironi, dhjamin e hequr në një pjesë të trupit mund ta përdorni për të rimodeluar vithet, kështu do të jeni gati për pushime në Brazil.

Vera vjen shpejt dhe gjithkujt i duhet pak kohë për t’u bërë gati, ndaj, rezervoni një konsultë falas pranë klinikës KEIT dhe konsultohuni me specialistët më të mirë të kirurgjisë dhe trajtimeve estetike. Tekefundit, thjesht për të marrë një mendim profesional nëse ka diçka që nuk shkon me imazhin tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.