Lëreni shpirtin të fluturojë

Living - - PRANVERË 2017 -

USHQIMI “BALANCË” NË SHTËPI MËNGJESI

ai është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse nëse konsumohet si duhet, i jep nisjen e duhur metabolizmit. një mëngjes i mirë duhet të përmbajë maksimumin e energjisë në formën më të përqendruar, për të mos mbingarkuar organizmin dhe për të garantuar energji të mjaftueshme deri në vaktin e drekës. Pra, me pak fjalë, duhet të përmbajë: proteina, yndyra, karbohidrate që treten ngadalë dhe fibra.

Shembuj:

* karbohidrate dhe yndyra: bukë integrale (më mirë nëse është thekër) me pak gjalpë.

* Proteina dhe yndyra: salmon, vezë, djathë ose proshutë.

* Pije: çaj, kafe e lehtë, përzierje natyrale bimësh dhe frutash. mund të pini edhe qumështin, por pa laktozë. * Shmangni: sheqerin, ëmbëltuesit,

marmelatën ose reçelin.

Për sasinë që duhet të përdorni sipas nevojave ditore të organizmit, duhet të kontaktoni mjekun tuaj.

dreka:

karbohidrate, proteina, yndyra vegjetale, fibra, minerale dhe vitamina.

darka

Proteina vegjetale, peshk ose mish të bardhë me perime të pasura me fibra, minerale dhe vitamina. Shmangni të gjitha karbohidratet, në mënyrë që të bllokoni prodhimin e insulinës gjatë natës, hormon i cili shkakton gjerësisht inflamacion dhe kolesterol të lartë. gjithashtu, një vakt i lehtë, stimulon sekretimin e hormonit gH gjatë natës, hormon i rritjes dhe i rigjenerimit të lëkurës, muskujve, kockave dhe organeve. Hormoni gH, favorizon edhe shkrirjen e dhjamit. të njëjtin funksion kryen edhe hormoni glukagon që prodhohet gjatë natës, nëse darka ka qenë e pasur me kripëra alkaline (perime).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.