Në bahçen e Gjergj Lekës

a e dini se sa kohë mund të kalojnë artistët me njëri-tjetrin, nëse mblidhen për një drekë? as ata vetë nuk e dinë. Mes bisedash të g jata dhe shishesh vere, mëng jesi mund të zbardhë shumë shpejt. Më mirë se të tjerët, këtë g jë e di kantautori gjerg j l

Living - - PRANVERË 2017 -

për të mbërritur në bahçen e gjergj lekës, nuk ke nevojë t’i telefonosh disa herë që të sigurohesh se po shkon në drejtimin e duhur. në fund të rrugës së liqenit të thatë, në të majtë, hapësira e rrethuar me gardh druri, të fton vetë. ende pa zënë vend mirë pranvera, toka është e mëdyshur, diku e thatë, diku me njolla shiu. atje, pemët janë në rehatinë e tyre, nuk e kanë me ngut dhe nuk gënjehen që me rrezet e para të marsit. ato çelin lule kur të vijë koha. edhe kodra përreth nuk i lë të entuziazmohen menjëherë, si pemët e tjera në qytet, por i ruan brenda një hijeje të qëndrueshme, trazuar me diell, që lulëzimi të jetojë më gjatë. gjergji e di këtë dhe nuk shqetësohet fare se pse toka që ka marrë me qira, nuk ka shpërthyer ende në gjelbërim. “kur të vini pak kohë më vonë, do ta shihni që ka marrë një pamje krejt tjetër. e gjithë kodra gjallërohet, pemët në bahçe rëndohen nga frutat. mes tyre, mbjellim edhe zarzavate”, - tregon gjergji, duke drejtuar duart nga të katër anët e parajsës së tij në tokë. kur bahçja gjelbërohet e tëra, miqtë e tij dynden pa pyetur nëse është mëngjes, drekë apo darkë, e i “zënë” derën. ajo është shtëpia e të gjithëve dhe nëse nuk je i ngeshëm për të kaluar orë të tëra, më mirë mos u nis fare. aty mund të shkosh edhe vetëm. “nëse grindeni me miqtë a të dashurit tuaj atje poshtë, në qytet, ejani këtu. Do të më gjeni gjithmonë”, - na thotë gjergji teksa drejtohet për nga pjesa dimërore e lokalit. mjafton të kapërcesh rrugën, pa pasur nevojë të shohësh majtas-djathtas për t’u ruajtur nga makinat, dhe menjëherë e gjen veten në hapësirën e lartë me tre-katër tavolina, ku gjergj leka gatuan gjatë dimrit. nëse prisni të gjeni ndonjë piano a kitarë, hiqni dorë! ai nuk është aty për të ushtruar profesionin e tij. kokëkrisjen e pati për të vënë në jetë pasionin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.