Horoskopi, prill 2017

Prill 2017

Living - - PRANVERË 2017 -

DASHI

Projektet tuaja gjatë dy muajve të fundit kanë qenë të suksesshme, edhe pse ju dëshironi diçka më shumë. mendojini mirë hapat që do të hidhni në të ardhmen, sepse nëse jeni duke punuar në një kompani private, do të hasni disa vështirësi. Për ata që duan të planifikojnë provimet e shkollës apo intervistat e punës, java më e favorshme e muajit është nga data 24 deri më 30 prill. Sa për marrëdhëniet sentimentale, ato të sapokrijuarat do të lulëzojnë, ndërsa të martuarit do të përballen me probleme që në shumë raste kanë të bëjnë me tradhti brenda çiftit. nëse një lidhje nuk shkon, ju sugjerojmë që t’i jepni fund dhe të mos vuani më tepër. Datat 15 dhe 16 janë më të favorshmet për ndjenjat. Sa për gjendjen financiare, do të ndiheni paksa në ankth në lidhje me paratë që duket se nuk po ju mjaftojnë. në datat 24 dhe 25 do të vuani për largimin e një personi të afërt dhe kjo do të lërë pasoja edhe në shëndetin tuaj. mos harroni, çdo e keqe e ka një të mirë mbrapa!

DEMI

Për të lindurit e kësaj shenje, muaji prill do të nisë më së miri, sepse mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj. më datë 19 do të guxoni të hidhni një hap në karrierën tuaj profesionale, gjë që e keni menduar prej kohësh. muajt prill dhe maj kanë qenë gjithnjë të favorshëm për ju, ndaj shfrytëzojini në maksimum zgjedhjet që ju jepen gjatë kësaj periudhe. Për të gjitha çiftet e martuara që duan të bëhen me fëmijë, ky është momenti i duhur, ndërsa të divorcuarit nuk duhet të mendojnë më për të shkuarën. të lindurit në shenjën e Demit kërkojnë liri si në punë, por edhe brenda familjes së tyre. këtë periudhë do të tregoheni shumë bujarë me fëmijët. në datat 5 dhe 12 do të ndiheni disi të tensionuar, sepse mërkuri dhe marsi do të përplasen në shenjën tuaj. Dita më e përshtatshme për të nisur palestrën apo ndonjë terapi qetësuese, është data 27. BINJAKËT të gjithë ata që kohët e fundit kanë pasur probleme me gjyqe apo çështje ligjore, më në fund do të gjejnë një zgjidhje. Shfrytëzoni sa më shumë datat 10, 11, 20 dhe 21. ky nuk do të jetë ndonjë muaj i jashtëzakonshëm për financat tuaja, pikërisht sepse kohët e fundit keni filluar të shpenzoni shumë. gjithsesi, mos u ndjeni në faj. në fund të muajit do të merrni një lajm të mirë për një bashkëpunim që do të jetë shumë frytdhënës, ndërsa në dashuri nuk do të njihni asnjë cak. marsi do të kalojë në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë se të gjithë ata që kanë pasur probleme, tanimë do t’i zgjidhin. beqarët nuk duhet të dorëzohen, përkundrazi, kjo është periudha e duhur për njohje të reja. Për sa u përket të dashuruarve, pranvera do të jetë edhe më e bukur, sepse brenda tyre do të rizgjohet pasioni. bëni kujdes ditët e fundit të muajit, sepse do të jeni paksa nervozë dhe mos rrezikoni të bëni gjëra të pamenduara në datat 28 dhe 30. këtë muaj, ditët tuaja nuk do të jenë asnjëherë të zbrazëta.

GAFORRJA me sa duket, viti 2017 nuk ka nisur aspak mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos në aspektin profesional. bëni mirë të prisni gjashtëmujorin e dytë për ndonjë gjë të re. Studentët e kanë paksa të vështirë të përqendrohen te shkolla gjatë kësaj periudhe. të lindurit në këtë shenjë janë njerëz që i besojnë shumë instinktit, por duhet të bëjnë kujdes në datat 10 dhe 25. megjithatë, mos u frikësoni, me ardhjen e stinës së verës gjithçka e pakëndshme do të marrë fund. Përgjithësisht, ju jetoni me kujtimet e së shkuarës, ndaj nuk ndiheni mirë me lidhjet e reja, kurse ata që kanë dy lidhje njëherazi, ndihen vërtet të lodhur dhe duhet të marrin një vendim përfundimtar. lidhjet e reja janë të përkohshme e ndoshta është më mirë kështu, sepse për momentin, nuk parashikohet asgjë serioze. forma juaj fizike është e shkëlqyer, e megjithatë në datën 10 do të ndiheni paksa të tensionuar dhe nervozë. Përpiquni ta mposhtni ankthin dhe përfitoni nga pranvera për të bërë ndonjë shëtitje në diell.

LUANI

Për të lindurit në shenjën e luanit, ky është një vit shumë intensiv. me ardhjen e pranverës do ta keni më të lehtë të mbështeteni në optimizmin dhe profesionalizmin tuaj. edhe pse të lindurit e shenjës së luanit e adhurojnë debatin, në këtë periudhë zënkat sentimentale ngjasojnë më shumë me dyluftimet e kalorësve, në të cilat ka humbës, por edhe fitimtarë. ky do të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet sentimentale, por edhe për miqësitë. Do të zini miq të rinj, me të cilët do të kaloni shumë kohë. miqësi që ndoshta më vonë do të shndërrohen në dashuri të përjetshme. Dita më e veçantë do të jetë data 20. edhe pse më datë 10 dhe 16 do të ndiheni disi të lodhur, do ta merrni veten shumë shpejt. Dhimbja e shpinës është ajo që ju shqetëson më shumë, por ju do ta gjeni menjëherë terapinë që ju sjell në vete.

VIRGJËRESHA nëse muajt e fundit nuk keni arritur t’u bëni ballë sfidave profesionale, mos u mërzitni, pasi dyer të reja do të hapen për ju. Datat 7 dhe 17 do të jenë shumë të rëndësishme në punë dhe mjaft pozitive. Për sa u përket ndjenjave, kjo do të jetë një fazë pendesash pasi nuk i keni harruar ende lidhjet e së shkuarës. Çiftet me marrëdhënie të konsoliduara nuk do të kenë probleme, e mbi të gjitha, kjo do të jetë një periudhë shumë e mirë për ata që duan të bëhen me fëmijë. ndërsa ata që mendojnë për martesën, bëjnë mirë ta caktojnë sa më shpejt datën. gjatë kësaj periudhe do të keni nevojë për qetësi dhe harmoni. Shumë prej jush janë stërmunduar në punë dhe më datë 15 do të ndihen shumë nervozë. kushtojini vëmendje, ritmit të jetës suaj.

PESHORJA

Yjet do t’i favorizojnë shumë idetë tuaja të reja, sidomos më datë 21 prill, ditë në të cilën marsi do të kalojë në shenjën tuaj. Planeti i kuq duket se do të jetë magjik për ju dhe ndikimi i tij do të vazhdojë edhe gjatë muajit maj. gjithçka që po mbillni tani, do ta korrni gjatë verës. Ju bëni zgjedhjet e duhura dhe do të shpërbleheni sa më mirë. Ditët më interesante të muajit në aspektin profesional do të jenë datat 20 dhe 29. Pas tre muajve relativisht të vështirë në fushën e ndjenjave, gjatë prillit do të jeni më të sigurt. lidhjet e dyzuara do të marrin fund dhe ju nuk do të ndiheni aspak në faj, kurse çiftet që kanë lidhje të gjata në kohë, do të vihen në provë. nëse takoni një person që ju pëlqen, bëni mirë të prisni deri në maj për të hedhur një hap më të sigurt. Është e padiskutueshme se këtë muaj do të ndiheni më në formë se në mars. keni kohë që bëni një jetë monotone dhe ndoshta ka ardhur momenti të bëni diçka më ekstreme apo të rrezikshme.

AKREPI ndoshta mendoni se keni bërë disa zgjedhje të gabuara gjatë muajit prill apo se keni bërë gabim që keni pranuar një detyrë të re, por mos u ligështoni. kontrolloni gjithmonë pagesat që lidhen me çështje ekonomike apo ligjore. Dy javët e para të prillit do të ndiheni nën presion në marrëdhënien tuaj sentimentale. arsyeja mund të jetë se problemet e punës i përcillni edhe në familje. Do të diskutoni me partnerin/en për çështje nga më banalet, por rëndësi ka që disa gjëra të sqarohen njëherë e mirë. Data 27 do të jetë e vështirë për marrëdhëniet në çift. tensioni mes jush do të jetë i madh, ndaj, përpiquni ta mbani nën kontroll. Prilli s’do të jetë aspak i favorshëm edhe në aspektin shëndetësor: do të ndiheni të stresuar. Do të jeni të detyruar të luftoni kundër diçkaje apo dikujt. rëndësi ka që në fund do të fitoni, edhe pse me mund.

SHIGJETARI muaji prill nuk do të jetë i vështirë. Jupiteri do t’ju mbështetë për çdo projekt të ri apo nismë që keni vendosur të ndërmerrni. Ju e keni suksesin të garantuar, edhe pse ai do të vonojë disi. Përpiquni të ruani qetësinë edhe me ata që nuk kanë të drejtë. Prilli do të shënojë njëfarë largësie mes jush dhe partnerëve, por çiftet e konsoliduara do ta kenë të lehtë ta kalojnë këtë provë. gjërat do të jenë më të ndërlikuara për ata që sapo janë lidhur. Shumë prej jush do të mendojnë se gjenden në vendin e gabuar me personin e gabuar. mos bëni zgjedhje të rrezikshme. në datat 14 dhe 16 do të debatoni për arsye banale, aq sa do të ndjeni dëshirën për t’u dhënë fund disa gjërave. kjo është një periudhë shumë e mirë për rikuperimin psikofizik. Jeni duke menduar që të ndryshoni paraqitjen tuaj, të bëheni më modernë dhe të dukeni më të rinj? ky është muaji i duhur, madje shumë i suksesshëm edhe për ata që merren me sport.

BRICJAPI ky do të jetë një muaj armëpushimi, që do të thotë se do t’i merrni gjërat shtruar për të kuptuar se çfarë po ndodh me jetën tuaj dhe çfarë dëshironi të bëni në të ardhmen. Është e nevojshme të bëni disa ndryshime të vogla në aspektin profesional. keni në mendje një projekt të ri, i cili do të vonojë paksa, por gjithçka do të zgjidhet para fundit të vitit. ata që duan të blejnë një pronë, bëjnë mirë të veprojnë në verë ose më mirë akoma në vjeshtë. Ditët më të mira në aspektin profesional do të jenë datat 25 dhe 28. gjithsesi, nuk është ende momenti të shtrini këmbët më shumë se keni jorganin. marrëdhëniet sentimentale do të jenë disi të tensionuara, sidomos në datat 3, 4 dhe 17. ata që kanë pasur një marrëdhënie të vështirë bëjnë mirë të lënë gjithçka pas krahëve. Jeta në çift e ka humbur atë harmoninë e dikurshme, sepse nuk po gjejnë më kohë për njëritjetrin. Dielli do të futet në shenjën tuaj dhe datat më të favorshme për të nisur një terapi janë 26 dhe 27. Duket se do të ktheheni në formë të mirë fizike vetëm në vjeshtë. Përpiquni të ruani qetësinë dhe të merreni me sport.

UJORI të lindurit në shenjën e Ujorit që kanë aktivitete private duhet të bëjnë çmos për të shmangur shpenzimet e tepërta. Ditët më problematike do të jetë datat 12, 13 dhe 20. Do të përballeni me probleme financiare, por mos u shqetësoni, sepse keni gjithmonë Jupiterin që ju mbështet. nëse doni të blini një pronë apo të investoni diku, matni gjithçka me kutin tuaj. kujdes! gjatë dy javëve të para të prillit rrezikoni të bëni një gabim profesional për të cilin do të ndëshkoheni, edhe pse në të vërtetë nuk është faji juaj. rrini të qetë, keni shumë kohë përpara për të rikuperuar gjithçka. muaji prill nuk do të jetë i vështirë në aspektin sentimental, e megjithatë do të debatoni me partnerët në lidhje me paratë. mos lejoni që problemet në punë të bëhen arsye edhe për zënkat në çift. ky nuk është momenti i duhur për të gabuar, sepse për disa arsye që për ju mund të jenë banale, partnerët mund t’ju tradhtojnë. Data 21 do të jetë më e tensionuara. Si pasojë e këtyre që thamë më lart, do të ndiheni të stresuar. Stomaku duket se është pika juaj e dobët, ndaj, bëni çmos të ushqeheni sa më mirë.

PESHQIT njëzet ditët e para të muajit do të jenë më të mirat. Pra, nëse keni ndonjë projekt të ri apo ide të reja, bëni mirë të hidhni një hap të sigurt. më datë 12 do t’ju jepet një mundësi e mirë. Shfrytëzojeni! ndërsa ata që duan të bëjnë karrierë, duhet të presin deri në vjeshtë. Do të vuani nga kriza të kota paniku, vetëm e vetëm që të keni një paraqitje sa më të mirë profesionale. bëni kujdes tri ditët e fundit të muajit. mos harroni që vitin e kaluar situata në punën tuaj ka qenë më e rëndë, po ashtu edhe në aspektin ekonomik. mos bëni të njëjtat gabime të së kaluarës nëse doni që gjithçka të shkojë më mirë. Për të lindurit në shenjën e Peshqve, viti 2017 do të jetë shumë intensiv në fushën e ndjenjave. edhe ata që janë treguar të vendosur për të mos u lidhur, duket se kanë gjetur personin e duhur. kjo është periudha më interesante për të gjithë ata që kanë vendosur të bëjnë fëmijë apo të blejnë një shtëpi të re. Datat 15 dhe 16 janë më të favorshmet në aspektin sentimental. muaji prill nuk do t’ju sjellë probleme shëndetësore, të paktën deri më datë 21, kohë kur do të filloni të ndjeni lodhje. mos harroni se të lindurit në shenjën e Peshqve vuajnë gjithmonë nga problemet me këmbët. tregoni kujdes dhe mos u stërmundoni, sidomos tri ditët e fundit të muajit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.