Kokosi, pema e jetës

Living - - PRANVERË 2017 -

arra e kokoSit ëShtë një frutë ekzotike, e cila “nderohet” nga banorët e zonave ku ajo rritet. në filipine thuhet se ai që mbjell një arrë kokosi, mbjell ushqim, pije, enë, veshje, një banesë për vete dhe një trashëgimi për fëmijët, dhe nuk është aspak e tepruar, sepse nga kjo frutë mund të sigurosh jo vetëm ushqim, nëse e konsumon të freskët, ujë të shëndetshëm, si edhe vaj për gatim, por me gjethet e pemës mund të ndërtosh çati e të përftosh fije për litarë e rrogoza. ndërkohë, guaska e fortë e frutës mund të përdoret si enë kuzhine e nëse bie në duart e një mjeshtri, me të mund të krijohen zbukurime të shumëllojshme, por këto janë vetëm përdorimet bazike të saj. në indi, filipine, pjesën më të madhe të azisë Juglindore dhe në vende të tjera tropikale, pema e kokosit konsiderohet si pema e jetës. Sot, mbi 1 500 studime vërtetojnë përfitimet shëndetësore të kokosit dhe produkteve të përftuara prej tij, nëse e përfshijmë në dietën tonë ushqimore. këtë frutë simbol të ishujve maldive, të pushimeve që të gjithë ëndërrojnë, me një koktej në dorë brenda një arre të freskët, pakkush di ta përdorë aq dhe ashtu si duhet, kur, në të vërtetë, është një ushqim i shëndetshëm e i gjithanshëm. në vendin tonë, kjo frutë është bërë e njohur vetëm vitet e fundit dhe përdorimi i saj është kufizuar kryesisht në përgatitjen e ëmbëlsirave. Por Sara bineri ka ndryshuar cilësinë e jetës së familjes së saj, përmes arrës së kokosit dhe gamës së pafundme të përdorimit të saj.

KUSH ËSHTË KUSH?

Sara bineri ka studiuar në athinë në degën kontabilitet i kompjuterizuar. Përkundër profesionit të saj, që ka të bëjë me financat e teknologjinë, ajo është shumë e lidhur me natyrën dhe jetën e shëndetshme. e apasionuar pas sporteve, si: vrapi, noti, çiklizmi, alpinizmi, të cilat i praktikon vazhdimisht, çastet më të bukura të ditës janë ato që kalon në kuzhinë. ajo ka më shumë se një dekadë që e praktikon këtë stil të shëndetshëm jetese me ushqime të përzgjedhura e aktivitet fizik. Sara e

ndoqi pasionin e saj, pasi u vendos nga athina në tiranë. e mësuar me produktet biologjike me të cilat ushqehej në vendin fqinj, dëshironte që të njëjtin regjim të ndiqte edhe këtu. Duke qenë se e pati të vështirë të gjente atë që kërkonte për vete dhe familjen e saj, vendosi të ngrinte një biznes me produkte bio. mirëpo ajo nuk u mjaftua vetëm me ushqimet, përfshiu edhe kozmetikën, suplementet bimore e të tjera si këto. Për të përfituar rezultatet maksimale nga këto produkte biologjike, Sara është thelluar për të mësuar më tepër mbi secilin produkt. teksa bisedon me të, mbetesh pa fjalë, pasi ajo ka po aq dije, sa edhe një dietologe a nutricioniste. në fakt, është duke e menduar që të diplomohet edhe në këtë fushë. nëna e tre fëmijëve, gerit 9 vjeç, erlit 7 vjeç dhe nejlës që së shpejti mbush 5 vjeç, zgjohet çdo ditë në orën 5:30 të mëngjesit, zgjedh aktivitetin fizik të ditës dhe përpara se fëmijët të zgjohen, u përgatit mëngjesin, i cili duhet të jetë patjetër i shëndetshëm dhe më pas vijon aktivitetin në biznesin e saj, ku me shumë pasion i shpjegon kujtdo që hyn në dyqan çdonjërin prej produkteve, për të cilin interesohet. Dreka e gjen pothuaj çdo ditë në shtëpi, pasi duhet të përgatisë vaktin për familjen. në tryezën e tyre thuajse çdo vakt ka aromë e shije kokosi. Sara ndan me ne një pjesë të madhe të “sekreteve” të përdorimit të kësaj frute në kuzhinë, receta për kujdesin ndaj lëkurës, flokëve dhe higjienës së shtëpisë.

“Kjo frutë më jep mundësinë të argëtohem në kuzhinë, duke krijuar receta të reja, të ëmbla e të kripura, sipas fantazisë sime. Këtë e bëj jo vetëm me kokosin, por edhe me nënproduktet e tij, si: vajin, ujin, qumështin, miellin, sheqerin dhe patatinat e arrës së kokosit, të njohura ndryshe si cocochips.

vaji i kokosit është ndoshta produkti më i njohur dhe po gjen përdorim të gjerë si një mënyrë e shkëlqyer për të rigjeneruar trupin, pamjen dhe shëndetin. ndryshe nga vajrat e tjera vegjetale, përveçse mund të konsumohet në gjendje fillestare, mund të përdoret edhe për gatim, sepse është rezistent ndaj temperaturave të larta, si për skuqje, ashtu edhe për pjekje. vaji i arrës së kokosit përmban acide yndyrore që rregullojnë shumë procese në organizëm dhe janë burim i jashtëzakonshëm energjie. ky vaj shërben si antimykotik dhe fare mirë mund të përdoret edhe pasi kemi përdorur antibiotikë, kryesisht pas virozave të stinës. vaji ndihmon edhe në uljen e kolesterolit të keq që shfaqet si pasojë e kequshqyerjes.

me gjithë etiketimin si jo fort të shëndetshëm të fjalës “patatinë”, cocochips apo patatinat e kokosit, provojnë të kundërtën. ato përftohen si rezultat i tharjes së frutës së prerë dhe janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i mësuar fëmijët me shije të shëndetshme e në të njëjtën kohë, duke i bindur se po u plotësoni tekat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.