Gërshetat e Blertës

Living - - PRANVERË 2017 -

Kjo nuk është thjesht një moto, por një stil jetese, të cilin e kemi bërë tonin dalëngadalë të gjithë ne që punojmë në tring dhe në living. Përtej rutinës së përditshme, ambienti është shumë miqësor dhe motivues për të frymëzuar pasione përmbushëse. Disa prej pasioneve të kolegëve i kemi zbuluar lehtësisht, pasi kanë të bëjnë me veshjen me stil, ushqyerjen e shëndetshme, përgatitjen e recetave të reja, të cilat vajzat i ndajnë me njëratjetrën, kopshtarinë, dhe tryeza e tyre e punës është gjithmonë e lulëzuar apo e mbushur me punime me dorë. megjithatë, ka edhe nga ato pasione që na është dashur pak kohë t’i pikasim dhe, ai i blerta toçillës, ishte një i tillë. Prej tetë vjetësh, blerta është editore e kanaleve “comedy” dhe “Smile” dhe çdo ditë përgatit listën e filmave e programeve që na dhurojnë buzëqeshje. kënaqësinë e madhe që i jep stilimi i flokëve përmes një elementi të bukur femëror, siç është gërsheti, ndoshta nuk do ta mësonim asnjëherë, nëse nuk do të na bënte përshtypje që vazhdimisht koleget tona kanë flokë të stolisura me kujdes, me gërsheta të modeleve të ndryshme, sikur të ishin realizuar nga një profesioniste e stilimit të flokëve. ndonëse në mëngjes ato vijnë në punë me një pamje tjetër, gjatë pushimit të drekës, tre ose katër prej tyre e ndryshojnë modelin e flokëve. Sekreti i këtij imazhi të bukur femëror, është blerta. Pasioni i stilimit të flokëve me gërsheta ka pushtuar dhjetëra kolege dhe ne thuajse çdo ditë shohim ndonjë krijim të ri të saj, ku njëri gërshet nuk i ngjan tjetrit.

“gjithçka nisi tetë vjet më parë, kur u bëra pjesë e stafit të tring-ut. fillimisht nisa t’i stiloja flokët vajzës sime, por meqë ajo ishte e vogël, jo gjithmonë kishte durim të qëndronte derisa unë të përfundoja. kështu, në kohën e pushimit të drekës, i kërkova njërës prej kolegeve që të eksperimentoja një gërshet tek ajo. e pëlqeu shumë dhe nuk ishte e vetmja. kolege të tjera më kërkonin t’u thurja gërsheta për një pamje më të bukur e të rregullt. Prej atëherë, thuajse çdo ditë, krahas punës, stiloj edhe tre apo katër modele të ndryshme gërshetash për to.” blerta është kthyer në një profesioniste të gërshetave. i thur shumë shpejt, pasi tani e di mirë se çfarë i shkon njërës e çfarë tjetrës. e bën me kënaqësi të madhe, pa përtuar asnjëherë. edhe nëse

në ditë të caktuara janë më shumë se katër kolege që dëshirojnë të stilojnë flokët, nuk i thotë “jo” asnjërës. të gjitha e vlerësojnë mjeshtërinë e saj e madje kërkojnë që t’i zbukurojë me gërshetat e saj edhe për festa apo evenimente të caktuara. tashmë blerta ka realizuar me qindra modele, të denja për të hapur një blog. edhe pse rezultati është mbresëlënës dhe ajo është shumë dashamirëse për të zbuluar çdo sekret të realizimit, asnjëra prej admirueseve të gërshetave në tring nuk ia ka marrë dorën për të thurur një të tillë. Prandaj ne e patëm pak të vështirë të mësonim se ishte blerta ajo që “fshihej” pas këtij imazhi praktik e elegant femëror, pasi deri më sot, atë vetë nuk e kemi parë ende me flokë të stiluar me gërsheta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.