Spilat e Bela Maçit

Living - - PRANVERË 2017 -

Ndërkohë, anjeza maja, mikesha e vjetër dhe më e ngushtë e mira kazhanit, ndryshe nga dy të parat, habit në një pikë: është më korrektja nga të tria. nëse shkrimi duhet dorëzuar ditën e premte, të martën mund ta pyesë mirën se si është më mirë që ta nisë, dhe të mërkurën e ka dërguar. Dikush mund të thotë se të flasësh për ushqimin është e thjeshtë, por provoni të gjeni çdo javë një restorant të ndryshëm, një gatim të veçantë nga ato që mundësisht nuk ua keni dëgjuar kurrë emrin, pastaj të shkoni ta provoni, të merrni me vete dhe një shoqe që bashkë me ju të heqë dorë nga dieta dhe ushqimi i kontrolluar dhe të jetë e gatshme të provojë tri pjata njëra pas tjetrës, shoqëruar me verë, dhe në fund, edhe ëmbëlsirën… mund të duket puna e ëndrrave dhe në fakt, kot t’ia qajmë hallin anjeza majës në këtë pikë. me gjasa, një punë e tillë nuk ka pse të jetë e vështirë për të. Pas dy vjetësh që ka qenë prezantuese e emisionit “në shtëpinë tonë”, në “top channel”, ku çdo ditë gatuhet drejtpërdrejt, për të, të flasë për ushqimin dhe të japë sugjerime, duket gjëja më e thjeshtë në botë. “Unë vetë nuk është se di të gatuaj dhe më duket sikur asnjëherë nuk e bëj mirë, sepse kam probleme me masat, ama jam një shijuese e përkryer dhe kam fantazinë e duhur për të kombinuar erëzat, ushqimet dhe produktet”, - thotë anjeza maja. ndërkohë, në karrierën e saj ka provuar të kombinojë shumë “përbërës” të gazetarisë dhe televizionit, ka provuar skenat e mëdha dhe sheshet, emisionet argëtuese, punën organizative në prapaskenë, por edhe të jetë figurë e lajmeve. në emisionin e tanishëm në “top channel”, bën atë që i pëlqen më shumë, di të jetë dhe argëtuese, por të japë dhe informacion. “më kishte munguar një përvojë si kjo në ‘tirana Post’. këtu m’u dha mundësia të provoja një nga trendet më të fundit të medias online, blogun, për të ndarë me lexuesit shijet e mia personale, që ndoshta ju vijnë në ndihmë, ose së paku ju japin një informacion më shumë”. në këtë pikë, anjeza ia vlen të dëgjohet. Propozimi i saj vlen gjithmonë dhe pasi mbarojmë punë në verandën e vogël të “tirana Post”, kthehemi të gjithë nga ajo për të vendosur ku do të shkojmë për drekë. ajo e ka përgjigjen në majë të gjuhës: një drekë e lehtë me produkte deti, në restorantin e ri që ka provuar disa ditë më parë për blogun e saj. fotografitë mund t’i kishim bërë edhe aty, nëse do të organizoheshim në kohë dhe, edhe ato do të ishin po aq të vërteta dhe në natyrën e katër vajzave, të cilat pohojnë me keqardhje se duan gjithçka veç çajit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.