Ale de Basville

TË MELANIA TRUMP-IT U SHITËN NGA SHQIPËRIA...

Living - - PRANVERË 2017 -

Fotografi ale de Basville ishte autori i fotografive nudo të zonjës së parë të amerikës, melania trump-it, që pak muaj më parë bënë xhiron e medieve më të rëndësishme të shteteve të Bashkuara, por dhe të gjithë botës. ale ndodhej në jug të shqipërisë me mikeshën e tij, egla harxhin, kur mori një telefonatë që i ofronte plot një milion dollarë për fotografitë e shkrepura rreth dy dekada më parë, kur melania ishte në hapat e para si modele. shitja e fotove u bë pikërisht në rivierën shqiptare.

Bëni fotografi nudo, por jeni rritur në vatikan. interesante!

Jam rritur nën mbikëqyrjen e sekretarit të përgjithshëm të vatikanit, i rrethuar nga jezuitë françeskanë, që më kanë mësuar thelbin e jetës. Jam arsimuar në një nga shkollat më të mira në fushën e politikës dhe një nga ato gjëra që më kanë mësuar atje, është se politika s’ka të bëjë me pushtetin apo paratë, por me atë që u ofron njerëzve.

Dy vite më parë nxora librin tim të parë mbi politikën të titulluar “Detyra ime”, i cili është botuar fillimisht në frëngjisht, pastaj në anglisht. Javën që shkoi, u botua në amerikë. në të përpiqem të shpreh pikëpamjet e mia politike. Dua të nxjerr të vërtetën për europën. Historia e monarkisë në kontinentin tonë bazohet te koncepti i kalorësisë. të gjitha ato monarki që lindën në shekullin e 19-të apo 20-të janë të rreme. monarkia e vërtetë lindi nga shekulli i tetë deri në shekullin e 12-të dhe bazohej te kalorësia.

vini shpesh në shqipëri. Cila është lidhja që keni me vendin tonë?

Jam mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë me një vajzë të bukur dhe të talentuar shqiptare, egla Harxhin. Por lidhja ime me vendin tuaj është shumë më e hershme. Për të qenë më të saktë, i përket familjes sime. Një prej paraardhësve të mi, Robert Basvili i Normandisë, ka qenë në Shqipëri rreth 1000 vite më parë. kjo gjë është shkruar në enciklopedi të ndryshme, edhe pse nuk dihet se sa i besueshëm mund të jetë burimi. Por i sigurt mbetet fakti se ai ka qenë në të gjithë europën gjatë fushatës së kryqëzatave dhe një mijë vite më parë u bë princ i Shqipërisë, pasi familja jonë mori në kontroll ballkanin. Pas Perandorisë osmane, ballkani u bë pjesë e Perandorisë austro-hungareze. vini nga një familje shumë e rëndësishme mbretërore në skandinavi... familja ime është në njëfarë mënyre themeluese e monarkisë. Jam pasardhës i Uilliamit të anglisë. tre personat më të spikatur të historisë janë cezari, Uilliami i anglisë dhe napoleoni. Janë të tre përgjegjës për themelimin e europës dhe botës. Ç’lidhje ka një njeri si ju me artin dhe fotografinë? arti dhe kultura kanë shërbyer gjithnjë si një metodë për të bërë marketing, nga periudha e rilindjes deri më sot. arti dhe kultura u shfrytëzuan shumë mirë si nga Hitleri, ashtu edhe nga Stalini për qëllime propagandistike. edhe monarkia e ka përdorur këtë për një mijë vite me radhë. Por në ndryshim nga të tjerët, ne nuk e bënim për përfitime personale, por për të ndarë dije. Për mua është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë dijen dhe ta ndajnë me njëri-tjetrin. kur u futa në fushën e teknologjisë, qëllimi im ishte që dija të ndahej me këdo në botë. Dikush mund të hyjë në internet, të botojë një material artistik dhe ta ndajë me të tjerë që mund të jetojnë dhe punojnë në nju Jork apo Hong kong. arti dhe kultura të ndihmojnë që traditën e vendit tënd ta ngresh në një nivel të lartë dhe kjo është pjesë e politikës.

Unë nuk kam dashur të përfshihem në mënyrë të drejtpërdrejtë në politikë. Për këtë është bërë një debat i madh me gjyshin tim kur iu futa fushës së artit. ai donte që unë të punoja në bankë. gjëja më e rëndësishme për të ishte që të punoja, ndaj nisa të punoja në një bankë për të kur isha vetëm 15 vjeç.

Keni bërë shumë gjëra para kohe në jetë, me sa dimë. është e vërtetë se jeni martuar për herë të parë në moshën nëntë vjeç? e saktë. nuk është se më pyeti njeri nëse doja. 45 minuta para se të martohesha, më thanë se po martohesha me kushërirën dhe më detyruan. ishte një dasmë e vërtetë. U vesha me kostum dhëndri dhe ceremonia e dasmës u zhvillua në gjuhën latine. nusja ishte shtatë vjeç e gjysmë. ishte thjesht një rit, të kuptohemi, ne nuk filluam të jetonim bashkë. kur u rritëm, u martuam sërish, sepse i ishim premtuar njëri-tjetrit, por pastaj mua m’u desh t’i kërkoja vatikanit ndarjen me të. Herën e dytë, u martova me një modele dhe kjo e nevrikosi familjen time. ajo ishte shumë e bukur. më pas u martova me kiera Çaplinin, mbesën e Çarli Çaplinit.

Çfarë ju shtyu të bëheshit fotograf?

Qëllimi im ka qenë të gjej veten, të njoh veten. kur isha 25-30 vjeç, qëllimi im ishte të fitoja para dhe të isha i pushtetshëm, sepse këto janë qëllimet e njeriut në atë moshë. nuk më bëhej vonë se çfarë thoshin njerëzit për mua. e nisa me pikturë dhe piktura më bëri të suksesshëm. Por fotografia më rrëmbente më shumë se ç’duhej, ndaj, kur m’u dha mundësia të merresha me fotografi, e shfrytëzova. ajo e spektaklit ishte një botë që më pëlqente. njihja tashmë shumë njerëz që i përkisnin asaj bote. kur isha i ri, më pëlqente shumë të merrja pjesë në festa të shfrenuara. ende më pëlqen. festat janë pjesë e jetës. natën s’më pëlqen të fle, sepse nata është burim frymëzimi. natën më pëlqen të shkoj në pyll vetëm. më pëlqejnë edhe varrezat. në fakt, ndihem shumë mirë atje. ai vend të fal energji të jashtëzakonshme.

Pse e zëvendësuat pikturën me fotografinë? me fotografinë fillova të merresha seriozisht kur isha 19 vjeç. me pikturën fillova të merresha kur isha 17. në moshën 19-vjeçare hapa ekspozitën e parë me fotografi. fotografia ime e parë u botua menjëherë në revistën “elle”. ishin foto me modele, por ndryshe nga më parë, po provoja diçka të re dhe provokative në mënyrën se si shfaqja trupin e tyre. njerëzit më drejtoheshin mua për fotografi të tilla, tashmë isha pjesë e asaj fushe, e njihja mirë. kërkesat për shërbimet e mia u rritën. Shumë më kanë ofruar të marr pjesë edhe në filma, sepse jeta ime është si një film.

Shumë menduan se famën e kisha falë familjes, por s’kishte lidhje. asokohe unë jetoja në nju Jork e milano. nisa të jetoja vetëm që kur isha 13 vjeç e gjysmë, nuk e kisha pranë familjen, sepse gjyshi im mendonte që kishte ardhur koha të isha i pavarur. kur jetoja në Amerikë, një nga shokët me të cilin ndaja shtëpinë për njëfarë kohe, ishte artisti Andy Warhol.

13 vjeç e gjysmë shkuat të jetonit vetëm?

Po dhe nuk ishte e lehtë. Jam rritur në mënyrë të tillë që nuk më është lënë asnjë vendim për jetën time, por, në të njëjtën kohë, edhe dëshirat që kisha m’u përmbushën herët në jetë. nëse doja një jaht, ma blinin, nëse doja ferrari, ma blinin. Dhe ky është një rrezik i madh për të rënë në gjendje depresioni, sepse që në moshë të hershme kisha gjithçka. ka pasur momente kur kam rënë në depresion dhe kam dashur të vras veten. në moshën 12-vjeçare fillova kokainën. Jam rritur në një mënyrë të tillë që shumë njerëzve u duket e pabesueshme, në një botë që nuk kishte lidhje me njerëzit e zakonshëm. kur shkova në nju Jork, m’u duk i panjohur koncepti i të pastrehëve, sepse në realitetin që më rrethonte deri atëherë nuk kisha parë kurrë një njeri të tillë. as modelen nuk e dija se çfarë ishte dhe isha 15 vjeç. i konsideroja si prostituta, sepse gjyshi im ma kishte ngulitur në mendje se aktoret, këngëtaret dhe modelet ishin pa vlerë dhe s’duhej të flisja me to. Shkova në nju Jork që të njihja më mirë veten, por edhe të zbuloja gjëra të reja për realitetin që më rrethonte.

Cilët kanë qenë njerëzit më të njohur me të cilët keni punuar në ato kohë?

U miqësova me elizabet Tejlorin, kam punuar shumë me të. Ajo më njohu më pas me Majkëll Xheksonin. në nju Jork shkova që t’i largohesha europës, ku të gjithë më shihnin si një princ. edhe pse amerika cilësohej si vendi i lirisë, ka pasur raste kur as atje nuk u shkëputa dot prej “damkës” së prejardhjes sime fisnike. madje ishte dhe më keq. më vonë në kohë, kam fotografuar artistë si rozana arket, të cilën e kam cilësuar si shpirtin tim binjak. ishte e para që luftoi për të drejtat e grave. kur vendosi që të pozonte nudo, vendosi njëkohësisht të ishte e lirë. më pas, kam fotografuar edhe modele të tjera apo yje të tjerë si “ramstein” apo “System of the Down”.

Por së fundmi u vutë në qendër të vëmendjes për fotografitë nudo që keni realizuar shumë vite më parë me melania trumpin, që tashmë është zonja e parë e shteteve të Bashkuara.

Po. ishte viti 1996 dhe isha 26 vjeç. Para se ta fotografoja unë, ishte krejt e panjohur. mua më pëlqen t’u jap mundësi vajzave të reja. Por fizikisht nuk më tërhiqte, as më tërheq. mua më pëlqejnë vajzat më natyrale, ajo ishte shumë plastike. vajzat që vinin nga lindja asokohe, linin për të dëshiruar, sepse ishin të kequshqyera dhe kishin shumë mungesa.

Pas zgjedhjes së trampit president, vlera e fotografive arriti në një milion dollarë dhe unë u bëra edhe më i pasur. kur më kontaktuan për ato foto, si për rastësi isha në jug të Shqipërisë, me mikeshën dhe bashkëpunëtoren time, egla Harxhin. ishte vetë murdoch që më kontaktoi dhe fotografia doli në dhjetëra medie të rëndësishme në amerikë. meqë dolëm këtu, çfarë mendoni për eglën si modele? ajo duhet të luftojë për të drejtat e femrave në ballkan. Duhet t’i ofrojë modës një rrymë të re, duhet të jetë e përfshirë në revista, televizion dhe ndoshta mund të ketë edhe programin e saj, ku mund të flasë për jetën që bën në Paris. kam njohur edhe vajza të tjera, me të cilat kam punuar, që e kanë bërë këtë gjë. Por mund të depërtojë dhe në botën e kinematografisë. ajo duhet ta bazojë punën e saj në Shqipëri. nuk duhet të harrojë nga vjen, duhet të luftojë për vendin e saj. Ç’mendim keni për shqipërinë?

Shqipëria është një vend ku ndërthuren tradita dhe kultura; është një vend që ofron shumë mundësi, është mbi të gjitha një vend europian. më pëlqejnë gatimet dhe mikpritja. edhe pse vendasit mund të ankohen, më pëlqen edhe shërbimi. nuk kam përvoja të këqija. vendi është i bukur, veçanërisht deti i Jugut. ka kaq shumë gjëra për të bërë. në perëndim është e vështirë të ndryshosh mendësinë, pasi njerëzit kanë siguruar disa gjëra dhe s’duan të dalin jashtë kornizave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.