Në “PERANDORINË” e TOLGAHANIT dhe ALMEDËS

Almeda është njeriu me zemrën dhe shpirtin më të mirë që kam parë dhe njohur deri më sot. Është shumë e veçantë

Living - - PERSONAZH -

Prej nëntë vitesh në Stamboll, almeda natyrshëm ka marrë disa zakone turke, një ndër të cilët është edhe çaji. ndërsa bisedonim në hollin luksoz të hotelit, pimë çajin e saj të preferuar, një çaj tajlandez, i cili shërbehet në gota të vogla me bel. këto dy vitet e fundit, almeda ka kuptuar se cila është shija e vërtetë e jetës. më parë, ishte e përqendruar te destinacioni, suksesi. nuk e kishte ditur se ai që të fal lumturinë e vërtetë, është udhëtimi dhe as nuk do ta kishte kuptuar nëse nuk do të kishte ndaluar te tolga, një stacion që do të ishte fati i saj, por siç thonë ata njëzëri: “marshallah!” gjithçka po shkon si e kishin ëndërruar.

Prej shkurtit të këtij viti, ajo është zonjë shtëpie dhe bashkëshorte e përkushtuar, çka është kthyer në përparësi për të, sepse ka zgjedhur ta bëjë me dëshirë. Çifti Sayisman banon në një apartament të madh në një nga ndërtesat më të larta të Stambollit. më parë, tolga kishte jetuar në një shtëpi private me pishinë bashkë me prindërit dhe nuk ishte në kërkim të një shtëpie ndryshe, por almeda donte një apartament me shumë hapësirë e me pamje nga lart dhe ai e respektoi dëshirën e saj. “Për mua, është e rëndësishme që ajo të ndihet zonjë shtëpie dhe të jetë e lumtur. nuk mund ta refuzoja dëshirën e saj për këtë shtëpi, të cilën e pëlqeu menjëherë. tani që jetojmë aty, them se ka bërë zgjedhjen e duhur, sepse jemi shumë të qetë.”

“e kam pasur ëndërr që, kur të kisha shtëpinë time, të kujdesesha vetë për gjithçka. Kam shkrirë stilin modern me atë klasik, ku nuk mungojnë edhe elemente tradicionale.

Almeda është kujdesur vetë për arredimin e shtëpisë. tashmë gjithçka është në vendin e duhur, mungojnë vetëm pikturat, të cilat i ka zgjedhur, por duhet të përcaktojë vendin e secilës. “ia kam lënë asaj në dorë, sepse, nëse almeda është e lumtur, edhe unë jam i lumtur”, – thotë tolga, i cili duket i dorëzuar përballë lumturisë së bashkëshortes së tij dhe kënaqësisë që i sjell të kujdeset për këtë gjë. “e kam pasur ëndërr që, kur të kisha shtëpinë time, të kujdesesha vetë për gjithçka. kam shkrirë stilin modern me atë klasik, ku nuk mungojnë edhe elemente tradicionale. Dua t’ju rrëfej një sekret që tolga nuk e ka ndarë me asnjë medie tjetër deri më tani: ai është i apasionuar pas “Star Wars” dhe ka një koleksion të pasur të personazheve, simboleve e shpatave të atij seriali. e dija që do të donte t’i kishte të ekspozuara diku në shtëpi ato, ndaj vendosa t’i rendisnim të gjitha në krah të televizorit, në sallon. Pranë një mobilieje klasike, gjenden këto personazhe futuriste. kjo është pak a shumë linja që kam ndjekur në arredimin e gjithë shtëpisë. fasada është e gjitha prej xhami dhe të dhuron pamje spektakolare të Stambollit. Prej aty, shoh se si vazhdon jeta teksa unë jam në shtëpi: diku ka trafik, diku njerëz që argëtohen, që hyjnë e dalin nga dyqanet, e gjithçka tjetër që ndodh. asgjë nuk më çlodh më shumë sesa të ulem në tarracë në mbrëmje e të pi një kafe apo një çaj duke admiruar pamjen që kam përpara. Jam duke jetuar ëndrrën.”

edhe tolga ka gjetur lumturinë kur u takua me almedën. “almeda është njeriu me zemrën dhe shpirtin më të mirë që kam parë dhe njohur deri më sot. Është shumë e veçantë. ajo është e bukur kur e shikon, por ajo çka shoh unë, është një bukuri tjetër dhe ky aspekt është shumë më i rëndësishëm për mua. finalizimi i ndjenjës sonë në martesë është diçka kaq e bukur, sa nuk mund të përshkruhet me fjalë. kur mendimi për jetën, pikëpamja për të, pritshmëria dhe vlerat e tua përputhen me ato të dikujt tjetër, je më i motivuar dhe më i lumtur. me shpresën te Zoti, uroj që unë e almeda të jemi përjetësisht kështu, të mos ndahemi asnjëherë. në botë, ka shumë martesa të bukura, çifte që përshtaten me njëri-tjetrin, por nuk ka rëndësi të përshtatesh vetëm në pamjen e jashtme; ato çka duhet të përshtaten, janë zemrat dhe vlerat morale. vetëm atëherë mund ta gjesh qetësinë e vërtetë. ne u martuam duke menduar se e kemi arritur këtë. Shpresoj që të mos e humbasim këtë qetësi gjatë gjithë jetës.”

Apartamenti i tyre ka shumë hapësirë dhe dhomat e fëmijëve janë planifikuar tanimë, por, hëpërhë, ata po jetojnë dashurinë e tyre, pa e ndarë me dikë tjetër. Shtimin e familjes e kanë lënë në vullnetin e Zotit. të dy duan familje të madhe. almeda e ka parë gjithmonë veten si një grua sa moderne, aq edhe tradicionale. e suksesshme në karrierë, por kur të kthehej në shtëpi e të hiqte takat e makijazhin, të niste ta pastronte vetë shtëpinë, të gatuante receta të shijshme e të rriste fëmijët. edhe pse mund të kishte “një departament” të tërë me persona që të kujdeseshin për higjienën, veshjet dhe kuzhinën, ajo ka zgjedhur ta bëjë vetë këtë. Para se të martohej, nuk kishte gatuar thuajse asnjëherë, për këtë, kujdesej nëna e saj, por tani ajo është zonja e shtëpisë që ia del më së miri. tolga i shijon shumë recetat që përgatit almeda. Për pak muaj, ajo është bërë një “shefe e vërtetë” me ndihmën e librave të kuzhinës, recetave në internet apo komunikimin me facetime me nënën e saj, e cila ndjek nga fillimi deri në fund përgatitjen e çdo gatimi tradicional, si për shembull tavën e kosit. “ne hamë vetëm vaktin e mëngjesit dhe darkën, e shmangim drekën. mëngjesi këtu është po aq i rëndësishëm sa edhe darka, ndoshta edhe më shumë. Duhet të jetë një vakt i pasur, i larmishëm dhe i shëndetshëm. Unë e kam të lehtë ta përgatis, pasi është një rutinë pa të cilën nuk bëj dot. ndërkohë, po përsos përgatitjen e darkës, në të cilën duhet të ketë patjetër mish. Si unë, edhe tolga, e pëlqejmë shumë mishin. kam vendosur t’ia dal vetë me punët e shtëpisë, ashtu siç ka bërë edhe mamaja ime, mamaja e mamasë sime e kështu me radhë. Uroj që edhe në të ardhmen, të mund ta menaxhoj edhe punën, edhe shtëpinë.”

Deri para dy vjetësh, almeda as që do ta mendonte të jetonte pa marrë pjesë në një projekt televiziv, por tashmë i sheh gjërat në një perspektivë tjetër dhe tolga ka ndikuar drejtpërdrejt për këtë. “ai ka ndryshuar edhe një pjesë tjetër timen, ka bërë edhe më të fortë besimin tim në Zot. tani ndihem më e pjekur, kam një vizion të gjerë dhe e kuptoj më mirë për çfarë kam ardhur në këtë botë. Qëllimi im është të bëj mirë, të jem e lumtur e të përcjell lumturi përreth. mbi të gjitha, të jem në paqe me veten.”

almeda është e lumtur. ajo e tolga nuk janë vetëm bashkëshortë, por edhe shokë shumë të mirë. ndajnë bashkë biseda e mendime që nuk do t’i ndanin me askënd tjetër, plotësojnë njëri-tjetrin dhe kuptohen edhe me shikim. Ç’është më e rëndësishmja, pas çdo bisede, në fund bien gjithmonë dakord. almeda thotë se, në jo pak raste, tolga i duket edhe si shqiptar e i kujton të atin, pasi është kokëfortë e me shumë karakter. Si natyrë është xheloz, edhe pse almeda nuk i ka lënë asnjëherë shkak që ta shfaqë.

“ai ka ndryshuar edhe një pjesë tjetër timen, ka bërë edhe më të fortë besimin tim në Zot. Tani ndihem më e pjekur, kam një vizion të gjerë dhe e kuptoj më mirë për çfarë kam ardhur në këtë botë. qëllimi im është të bëj mirë, të jem e lumtur e të përcjell lumturi përreth. mbi të gjitha, të jem në paqe me veten.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.