PERSONAZH

Living - - PERSONAZH -

Aktualisht, serialet turke janë në kulmin e shkëlqimit të tyre në të gjithë botën. Edhe në Shqipëri, janë mjaft të ndjekura. Çfarë po ndodh me këtë industri në Turqi?

kjo për ne është diçka shumë e mirë. në periudhën kur serialet tona nuk ishin kaq të zhvilluara, edhe ne ndiqnim serialet amerikane dhe mrekulloheshim prej tyre. fakti që jemi bërë edhe ne si amerikanët, na gëzon dhe na motivon në punë. nuk është se e prisnim këtë, por veçanërisht këta dhjetë vjetët e fundit jemi shndërruar në një shtet, serialet e të cilit shfaqen në rreth 80 vende të botës. kjo është diçka e mirë për të ardhmen e kësaj industrie, për fitimet e kompanive kinematografike dhe veçanërisht për ne aktorët, nga pikëpamja e popullaritetit jashtë turqisë.

Keni aktorë shumë të bukur, shumë të talentuar, që po mahnitin gjithë botën. Si përzgjidhen kastat e aktorëve?

Sigurisht që aktrimi është një fushë që ndryshon nga të tjerat. nuk mjafton të jesh simpatik ose i bukur; këto janë veçori shtesë. aktrimi, veçanërisht te të rinjtë që duan të jenë aktorë për një kohë të gjatë, nënkupton aftësinë. Përveç kësaj, është shumë e rëndësishme ajo që ne e quajmë “ngrohtësia e ekranit”: pëlqimi nga njerëzit, kënaqësia që ata marrin kur ne buzëqeshim, fakti që mendojnë gjëra të ndryshme për ne. Shkurt, është e rëndësishme të vendoset një lidhje mes personazhit dhe teleshikuesit. Zgjedhja e kastës bëhet mes aktorëve që janë më të suksesshëm për momentin. kanalet televizive dhe producentët parapëlqejnë aktorët që fizikisht, por edhe nga aktrimi, u përafrohen më shumë personazheve në skenarin që kanë shkruar. ndonjëherë, kjo mundësi u jepet edhe aktorëve të rinj, që s’janë të famshëm. gjërat nuk janë të prera me thikë.

Shqiptarët janë shumë kureshtarë për serialet turke me tematikë të ditëve të sotme. A jetohet vërtet kështu në Turqi? A janë të vërteta ato shtëpitë e bukura, të arreduara aq bukur dhe marrëdhëniet që krijohen në familje?

turqia është shtet kozmopolit, shumë i madh. këtu jetojnë 80 milionë banorë dhe është e vështirë të jesh mes kulturave të ndryshme. republika e turqisë është formuar nga grupimi i njerëzve me etni të ndryshme, një lloj ekstrakti i shtetit osman. meqë shpesh ndodh që njerëz me kultura të ndryshme janë të detyruar të jetojnë në të njëjtin vend, mund të dalin në pah sjellje dhe marrëdhënie të ndryshme. Për këtë shkak, edhe televizionet turke nuk i lënë shumë vend imagjinatës, por huazojnë gjëra që janë parë e janë dëgjuar në turqi, gjëra që u kanë ndodhur njerëzve, qoftë lidhje familjare, qoftë marrëdhënie pune. Pra, pak a shumë, janë gjëra që tregojnë jetën në turqi. megjithatë, për hir të skenarit, sajohen edhe situata që nuk kanë ndodhur. Sigurisht, një rëndësi të madhe ka edhe aspekti ekonomik. Jeta e njerëzve të pasur dhe ajo e njerëzve të varfër që shihni në përgjithësi në seriale, është e vërtetë, sepse edhe xhirimet bëhen në shtëpi të banuara në turqi. Pra, ato që keni parë, janë të vërteta.

Besoj se bashkëshortja jote, Almeda, duhet të të ketë thënë sa i famshëm dhe sa i dashur je në Shqipëri.

marshallah! Është një gjë shumë e mirë. të të duan dhe të komunikosh me njerëzit përmes ekranit, është diçka e bukur.

Seriali “Mos u dorëzo” po transmetohet me shumë sukses në platformën Tring. Është një serial që mund ta ndjekë gjithë familja, por veçanërisht vajzat janë apasionuar pas teje. Si ndihesh kur mëson se ka edhe vajza të tjera shqiptare, përveç Almedës, që të admirojnë?

Për mua, sigurisht që është ndjesi e mirë, por nuk e di sa e mirë është kjo për bashkëshorten time (qesh). gjithsesi, kulturat tona ngjasojnë shumë. në perëndim, ka shumë njerëz që kanë emigruar nga ballkani. ata ngjajnë shumë me shqiptarët. Ja pse e kuptoj shumë mirë edhe këtë lloj reagimi të atyre që më duan. ndoshta prandaj më pëlqejnë. ndoshta më duan edhe ngaqë nga ana e babait tim janë emigrantë dhe unë kam gjak shqiptari.

Mund të na zbulosh diçka për prapaskenat e “Mos u dorëzo”, që ngjallin po aq shumë kuriozitet sa edhe vetë seriali?

në turqi, transmetimi zgjati 60 javë. Xhirimet janë zhvilluar për afro një vit e gjysmë dhe sigurisht që unë u lodha gjatë kësaj periudhe. Por, nëse e bën punën me dëshirë, nuk e ndien lodhjen. Pastaj, kur mbaronte seria, kisha një ditë kohë për të pushuar. Pra, të them të drejtën, nuk ishte shumë problem. marrëdhënia me të gjithë kolegët e serialit ishte shumë e mirë. të gjithë janë shumë të dashur, të respektuar dhe e bënin punën me dëshirë. ishim si një familje. nuk kemi pasur asnjëherë probleme.

Sa kohë xhironit për një seri?

në fillim, zgjaste më shumë, por më pas e mbaronim për gjashtë ditë.

A i sheh serialet e tua?

ndonjëherë. të them të drejtën, shoh skenat e rëndësishme për të parë se si i kemi realizuar. kur je brenda, nuk mund t’i shohësh me syrin e atij që është jashtë. kur je profesionist, i shikon me sy më kritik dhe nuk merr shumë kënaqësi.

Në ato raste që i sheh, me kë i sheh? Me familjarë? Me Almedën? Apo i shikon vetëm, për të qenë plotësisht kritik?

kjo nuk ka shumë rëndësi. edhe me almedën i kam parë. madje i kam parë edhe me familjen e almedës. mund t’i shoh edhe me shumë njerëz.

Sa të duhet të punosh për ta bërë tëndin një personazh? Sa punon në momentin që producentët të zgjedhin ty si aktorin kryesor, sepse kryesisht rolet e tua kanë qenë si aktor kryesor.

kjo është diçka që ndryshon në varësi të situatës. lidhet ngushtë me faktin se sa i vështirë është interpretimi i një personazhi. varet edhe nga ajo që mund t’i ofrojë personazhi skenarit. në turqi, zakonisht, sidomos në seriale, personazhi ndryshon vazhdimisht edhe pas ndërtimit fillestar të karakterit. ndonjëherë, ndodh që duhet një vit për një personazh, ndonjëherë më pak se një muaj. mua më mjaftojnë një ose dy muaj për ta krijuar plotësisht një personazh. kjo është shumë e rëndësishme. në Hollivud, kjo periudhë varion nga një deri në dy vjet. Unë e realizoj personazhin për një ose dy muaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.