Crossfit - sporti i të gjithëve dhe për gjithçka

Living - - SHËNDET -

Fjodora Fjoraekranitështë një ndër figurat e përjavshme të

dhe duhet thënë se format e saj fizike janë të admirueshme. ajo ushtron crossfit prej afro dy vjetësh. Dhjetorin e shkuar, u shkëput gati një muaj, pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes, por kjo nuk e zmbrapsi edhe pse dëmtimi nuk ishte fort i vogël. “nuk mërzitem kurrë në crossfit, - tregon gazetarja e njohur. - cirkuiti më motivon shumë. Historikisht kam pasur problem me sportet ku përdoren gjithmonë të njëjtat vegla e ushtrime. ndërsa në crossfit, kjo është e vetmja gjë që më mban të karikuar dhe të motivuar gjithë kohën. Duke qenë se je pjesë e një grupi, nuk mund ta lëshosh veten edhe për hir të egos personale. Është e vetmja gjë që bëj me qejf, - vazhdon fjodora. - edhe pse bëj vrap, palestër, tenis, pasi nisa crossfitin, kuptova se kisha ca muskuj që nuk i kisha vënë ndonjëherë në lëvizje, pasi filluan të më dhembnin nga maja e kokës deri te këmbët”. fjodora tregon se nuk rri dot një ditë pa praktikuar këtë stërvitje. “kush e bën, priret absolutisht të vijë prapë, sepse merr shumë shpejt rezultate, por mbi të gjitha rrit rezistencën trupore dhe të jep energji për të vazhduar ditën. më pëlqen edhe sepse është vetëm një orë në ditë dhe për mua që nuk kam kohë për të humbur, është stërvitja e duhur,” - përfundon fjodora. Për të, crossfit-i është sporti më motivues dhe më efikas që ka bërë ndonjëherë dhe rezultatet janë të dukshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.