Crossfit - sport kampionësh

Living - - SHËNDET -

Pak më sipër përmendëm që crossfit-i është stërvitja e duhur edhe për ata që merren me një sport të caktuar, si në rastin e kampiones ndërkombëtare të volejbollit, arjola Prenga. atë e takuam krejt rastësisht gjatë shërbimit fotografik të fjodorës në këtë palestër. edhe pse profesioniste, ajo bën të njëjtën stërvitje si i gjithë grupi, apo më mirë të themi, gjithë grupi bën stërvitjen që bën edhe kampionia. “fakti që ndodhem këtu për të dytin vit radhazi, - rrëfen arjola, dëshmon se kam pasur shumë rezultate. Duke qenë se jam sportiste, e ndiej rezultatin në trup edhe pse përfshihem me pjesën tjetër, e cila vjen vetëm për të mbajtur trupin në formë. Crossfit-i, jep rezultat te gjithkush. mua personalisht, më bën më të zhdërvjellët, më të shkathët dhe më elastike. Janë ushtrime që të vënë në lëvizje çdo muskul. edhe pse jam aktive në volejboll dhe merrem çdo ditë me sport, ka muskuj që rrinë pasivë, ndaj e shoh të domosdoshme që të vij dhe t’i mbaj ata muskuj në lëvizje”. kampionia 31-vjeçare, e cila merret me volejboll që prej vitit 2000, numëron një sërë fitoresh si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. ajo është shpallur disa herë kampione në vendin tonë, e po ashtu ka fituar trofe edhe në amerikë, Spanjë, francë, norvegji dhe turqi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.