PO në SHqiPëri?

Living - - SHOPPING -

Fatmirësisht, edhe te ne ekziston një “Tartuf Shop” apo dyqan tartufi që menaxhohet nga një familje e cila e ka nisur këtë rrugëtim para shumë vitesh, duke studiuar, stërvitur, mësuar dhe tentuar në mënyrën e vet. “Kur kam parë komedinë e Molierit, nuk e dija që ky emër i panjohur do të zinte një rol vendimtar në të ardhmen e familjes sime, - thotë Tina, zonja e ‘Tartuf Shop’-it. – Kur im vëlla emigroi në Itali, në vitet ‘90, na tregoi për këtë kërpudhë të shtrenjtë dhe të çmuar, që përdorej shumë në restorantin ku ai punonte”. Me shumë çiltërsi, zonja Tina tregon që tartufin e saj të parë e ka provuar me një ndjenjë mosbesimi, ndonëse aroma e veçantë dhe e fortë e kishte bërë për vete menjëherë. Lidhja e kësaj familjeje me tartufin, nuk është e rastësishme. Ata janë një familje gjuetarësh. Ka qenë vetë Ylli, babai i familjes, ai që ka stërvitur qentë dhe që me durim, punë sistematike dhe shumë pasion, më në fund, pas gjashtë vjetësh, ka gjetur tartufin e parë. “Në fillim, kur Ylli kthehej nga gjuetia e tartufit, ne nuk e kishim siguruar ende tregun, kështu që unë përgatisja recetat që kisha mësuar në Itali, duke i riprodhuar në kushte shtëpie dhe duke i shpërndarë te familjarët dhe shoqëria. Ishin pikërisht ata që na inkurajuan që ky pasion të kthehej në profesion.”

Për të mos i lënë të gjitha këto informacione në nivelin fillestar, Living ka menduar t’ju nxisë kureshtjen dhe nepsin me disa receta me bazë tartufi, fantastike dhe shumë të përshtatshme për të gjitha stinët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.