Një zog si Xhonatani që nuk njeh kufij 196

doktrina e Fatalizmit, një rrymë FilozoFike e lashtë sa vetë njerëzimi, predikon se Fati i njeriut është i paracaktuar që në lindje e askush nuk mund ta ndryshojë. më 17 dhjetor të vitit 1996, universi ishte në sinkron dhe yjet ishin vendosur në atë pozic

Living - - CONTENTS -

fluturimet e shpeshta me parashutë të nënës së Xhonatanit gjatë kohës kur ishte shtatzënë me të, ishin shenjat e para që ajo do të sillte në jetë një fëmijë me dhunti të veçanta. gjithashtu, emri Xhonatan nuk ishte një zgjedhje rastësore siç mund të ndodhë rëndom, pasi ky emër përcjell shpirtin aventurier të një zogu. nëse të gjithë shpendët fluturojnë për të gjetur ushqim, vetëm pulëbardha Johnathan Livingston fluturon e vetme, për pasion. vitet do të kalonin e Xhonatani do të kuptonte që qielli ishte kufiri dhe ai i përkiste atij.

i lindur dhe i rritur në një familje ku fluturimi ishte një mënyrë jetese, djali më i vogël i familjes do të lidhej me parashutat dhe me çdo mjet fluturimi që në moshën 3-vjeçare, kur babai i tij e merrte me vete në çdo udhëtim, ndryshe nga vëllai i tij më i madh.

ndonëse Xhonatani nuk ka fluturuar kurrë me të atin, ai ka qenë mësuesi i tij i parë! Pas hapave e fjalëve të para, duket se misioni i alketit ishte t’i mësonte Xhonatanit të hapte krahët e të fluturonte.

ishte vetëm 13 vjeç kur fluturoi për herë të parë me Hizdri gubetinin, e tanimë, pas 7 vitesh, piloti më i mirë nga kosova e sheh Xhonatanin si një rival të denjë. “në po të njëjtin vit mora guximin të fluturoja i vetëm nga mali i Shashicës, në vlorë e atë ditë e mbaj mend shumë mirë, jo vetëm sepse isha shumë i emocionuar, por edhe sepse data nuk mund të harrohet lehtë, ishte 10.10.10”, – thotë ai.

Që prej asaj kohe, Xhonatani nuk reshti së provuari dhe mësuari teknika të reja e vetëm në moshën 18-vjeçare, kohë që përkoi me vitin e parë në universitet, i lindi ideja që ta përhapte këtë praktikë jo shumë të njohur në radhët e të rinjve e studentëve. mjaftoi kjo nismë, që Xhonatani të shihte se sa interes kishin moshatarët e tij për fluturimin. nuk kaluan shumë muaj, falë dhe ndihmës së shkollës ku Xhonatani studion për menaxhim biznesi dhe ekipi “Uet fly team”, u formua.

“kisha jo vetëm dëshirën e vullnetin, por dhe eksperiencën e duhur për të marrë iniciativën të krijoja ekipin tim! tashmë, prej 3 vitesh ekipi i Universitetit europian, i përbërë prej tre pilotësh, merr pjesë në kampionate shqiptare.” një prej tyre është dhe kampionati i organizuar nga federata e aeronautikës Shqipërikosovë, ku garojnë të gjithë sportistët

shqiptarë e kosovarë për titullin Piloti më i mirë, trofe të cilin Xhonatani e ka fituar 5 herë radhazi nga 6 herë që është zhvilluar kampionati i fluturimeve të lira në disiplinën e preçizionit.

të qenët në ajër më shumë se gjysmën e ditës është një stil jetese për djalin e alket islamit. Sapo çelet sezoni turistik në vendet bregdetare, Xhonatanin e gjeni në llogara përgjatë gjithë verës, ku ai mirëpret të gjithë turistët e të apasionuarit pas fluturimit, për t’i njohur me guidat që ofron ekipi i tij e jo vetëm.

fluturimet janë të llojeve të ndryshme e Xhonatani thotë se një i tillë mund të zgjasë nga 15 minuta (fluturimet kryesisht dyshe për turistët), deri në

3 orë, gjatë të cilave profesionistët gjuajnë rryma ngritëse të ajrit për të kapur qiellin me dorë. Deri tani rekordi që Xhonatani ka vendosur është një udhëtim prej 70 km në lartësinë 2800 kilometra.

fluturimi nuk është vetëm një pasion për të, pasi ëndrra e tij është që parashutizmi të jetë profesioni i tij në një të ardhme shumë të afërt, edhe pse këtë vit ai diplomohet për menaxhim biznesi. “liria është një ndjesi nga e cila nuk do të hiqja dorë kurrë”. këtë të fundit ai e arrin vetëm kur fluturon!

i pyetur se sa të përhapura janë sportet e ajrit në Shqipëri, Xhonatani thotë që pas vitit ‘92, kur babai i tij solli për herë të parë fluturimin me paravelë, ky sport është zhvilluar ndjeshëm e numri i pilotëve sa vjen e rritet.

terreni i Shqipërisë favorizon të gjithë sportistët që merren me fluturim, për shkak të pozicionit gjeografik e afërsisë së majës me detin. maja e llogarasë është pika më e frekuentuar nga turistët, por fluturime bëhen edhe nga male të qyteteve të tjera, si korça, gjirokastra, Dajti, vlora etj.

Ëndrra e Xhonatanit dhe e të gjithë profesionistëve që merren me këtë sport është që disiplina me preçizion të jetë një sport olimpik e për fat të mirë, kjo pritet shumë shpejt pasi Presidenti i federatës internacionale të aeronautikës, ka marrë ftesën nga lojërat olimpike!

tre pasionet e tij janë udhëtimi, fotografia dhe fluturimi dhe në të ardhmen ai dëshiron që profesioni i tij t’i përfshijë të gjitha këto.

“Sa më shumë eksperiencë të fitoj, aq më shumë më pëlqen të rrezikoj e të provoj gjëra të reja. bota e sporteve të ajrit është shumë e gjerë e në të ardhmen sigurisht që do të tentoj të provoj sa më shumë disiplina”, - tregon Xhonatan islami. Ky vit ishte i shënuar për sportet e ajrit, pasi në Shqipëri vetëm pak javë më parë u organizua Kampionati i 9-të Botëror i Fluturimeve të Lira në Preçizion. Në Beograd, në një garë midis Kinës e Gjermaninë, nga votimi i Federatës Internacionale të Aeronautikës, Shqipëria u përzgjodh si vendi mikpritës i këtij evenimenti. Ky botëror organizohet një herë në dy vite dhe Shqipëria mirëpriti javën e dytë të muajit maj, në bregdetin e Vlorës, rreth 150 pilotë nga 28 vende të ndryshme të botës. Në një hark kohor prej 8 ditësh, u zhvilluan më shumë se 1200 fluturime, të transmetuara drejtpërdrejt në radiotelevizionin kombëtar. Shqipërinë e përfaqësoi ekipi kombëtar prej 6 personash, ndër ta dhe Xhonatani, i cili arriti rezultate të shkëlqyera. Për 10 ditë, pati jo vetëm fluturime e pamje spektakolare nga ajri, por edhe ekspoze turizmi, mjaft të rëndësishme për promovimin e vendit tonë.

Foto: fation Plaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.