Julian Plaku - Shqiptari që solli kuzhinën në një pajisje të vetme -

Living - - CONTENTS -

julian Plaka është një i ri plot energji, i cili shumicën e kohës jeton në vendin fqinj, Itali. Rrallë vjen në Tiranë, në vendin e tij të lindjes, sepse angazhimet e shumta nuk e lejojnë të pushojë ashtu siç duhet, por brenda këtij harku kohor gjetëm kohë të bisedonim më shumë rreth projekteve dhe pasioneve të tij. Që në pamje të parë të jep përshtypjen e një djali të ardhur nga jashtë. Kjo bindje të shtohet kur fillon të flasësh me të, kur mes fjalëve shqip rrëshqet papritur ndonjë italisht e ai mundohet të shfajësohet, duke thënë se ka kohë që nuk e përdor gjuhën mëmë. Mes orëve bisedë, ti njihesh me një djalë me dimensione të ndryshme, por që pasionet për të bërë atë që ndiente, e kanë çuar në rrugën e duhur.

Juliani është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Genovas për Shkenca Diplomatike dhe Ndërkombëtare, në vitin 2012, degë e cila i dha formë një prej pasioneve të tij më të hershme, politikës. Por, studimet e tij nuk do të ndaleshin këtu. Do të vazhdonte të eksploronte një botë të re, që kishte qenë gjithmonë brenda tij, por nuk kishte patur mundësi të shfaqej dukshëm.

Ai do të sfidonte veten edhe në një drejtim të ri, që nuk kishte lidhje fare me atë çka kishte përfunduar.

Që në vegjëli, arti e kishte tërhequr, kishte marrë dozat e duhura për të nisur një gjë ndryshe. Do të ishte pikërisht viti 2015, ai që do të shënonte fillimin e një jete të re për të. Pasi përfundoi fakultetin e Arkitekturës si disenjues, ai nisi rrugëtimin drejt disenjimit, projektimit dhe realizimit.

Në fakt, edhe gjatë kohës që studionte për Marrëdhënie Ndërkombëtare, gjithmonë kishte krijuar një simbiozë të ngushtë mes artit dhe politikës, mes simboleve, miteve dhe riteve. Ishte pikërisht ky momenti që ndezi zjarrin brenda tij dhe i dha forcën për të eksperimentuar diçka të re, por që në realitet, edhe pse e fshehur, kishte qenë pjesë e pandarë: dizajni dhe procesi krijues.

“Kam qenë gjithmonë i apasionuar pas artit dhe kureshtar për forcën e krijimtarisë dhe rolin e saj te njerëzit. Një komunikim që zhvillohet në një gjuhë në pamje të parë të koduar, por që në realitet është universale, sepse përdor emocionet dhe ndjenjat.”

“jetojmë gjithmonë e më shumë në një realitet që na shkëput nga pjesëmarrja aktive me botën reale. Sot, të ulesh e të bisedosh me dikë, qoftë në rrugë, në restorante apo familje është bërë gati e pamundur. Të gjithë bëjmë jetë anonime, të ngujuar nën vështrimin e celularëve. objektet e tjera që kemi përreth janë shndërruar në kornizën e këtij stili jetese, duke humbur gjithmonë e më shumë rëndësinë e tyre.

“Kam qenë gjithmonë i apasionuar pas artit dhe kureshtar për forcën e krijimtarisë dhe rolin e saj te njerëzit. Një komunikim që zhvillohet në një gjuhë në pamje të parë të koduar, por që në realitet është universale, sepse përdor emocionet dhe ndjenjat.”

Julian Plaka, që në auditoret e universitetit u dallua për shpirtin krijues. Në një projekt të konceptuar nga “Officinanove”, do të spikaste nga studentët e tjerë, duke krijuar një karrige të quajtur “Balance”.

Ja si shprehet ai për atë krijim: “E krijova atë karrige, sepse po të vështrosh shoqërinë dhe realitetin e sotëm, nuk janë më si më parë.” Por, disenjimi i projekteve do të finalizohej me punën më të mirë, atë që e bëri të njohur në të gjithë botën, kryesisht në vendet e Europës Lindore, në Amerikë, Kanada dhe Dubai. Një grilë në funksion të gjithë familjes, do të ishte furra më e shitur gjatë këtij viti. Kompania në të cilën punon, “Alfa 1977”, lider global në sektorin e furrave

Made in Italy tentoi të hynte në sektorin e barbekjusë, një treg shumë i përhapur, kryesisht në Amerikë. Dhe në fakt ia doli!

“Kështu, mua dhe kolegëve të mi na u dha detyra të ideonim një produkt të ri, i cili mund të hynte fuqishëm në tregun e barbekjuve, pa humbur identitetin e ndërmarrjes. Këtu lindi TOTO, një produkt hibrid furre, i pari në llojin e tij, me një koncept, disenjo dhe funksion tërësisht të ri”, – shton ai.

Julianit iu deshën vetëm tre muaj për ta realizuar projektin. Një kohë shumë e shkurtër, por efikase. Sot, TOTO shitet në të gjithë globin dhe për këtë ai ndihet krenar, ashtu siç nuk lë pa përmendur dhe mbështetjen e kolegëve të tij, Rocco Lauros, Marcello Ortuzos dhe Andrea Lauros.

Pas disa vitesh, Juliani e sheh veten në një studio të tijën, duke ideuar e projektuar linja të ndryshme, pse jo dhe një në Tiranë.

SHqiPTari që SOlli GjiTHë KuZHinën në një PajiSjE Të vETmE

TOTO Grill – Një furrë barbekju, e konceptuar me materiale çelik dhe inoks, për t’i rezistuar kohës, duke përdorur aksesorë shumë funksionalë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.