Less is more - Një vilë me pamje nga deti

“LESS IS MORE”. Një vilë me pamje nga deti, që përkufizon më së miri konceptin e arkitekturës moderne dhe minimaliste. MODERNE do të thotë e thjeshtë dhe e pastër, dhe këto përkufizime e përshkruajnë më së miri këtë projekt arkitektonik, i cili është një

Living - - CONTENTS -

Konceptet e përkufizimeve të stileve të ndryshme, ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Për shembull, për shumicën e shqiptarëve diçka luksoze, nënkupton një stil neoklasik apo klasik. Ndërkohë, ky koncept ndryshon në perëndim, ku një vilë luksoze jo detyrimisht duhet t’i përshtatet klasikes. ajo që e bën luksoze një vilë apo banesë, është cilësia e punimeve, mënyra se si janë kryer ato apo cilësia e materialeve të ndërtimit të përdorura në të. e tillë është edhe vila që kemi zgjedhur për këtë artikull.

një vilë pushimi apo një shtëpi për ata që e kanë të shenjtë qetësinë, për shkak të intensitetit të punës dhe mënyrës së vrullshme të jetesës. Udhëtimi për në këtë banesë, ishte një eksperiencë më vete, pasi vendndodhja e saj pranë Kepit të Rodonit, na ofroi peizazhe frymëzuese dhe mahnitëse të një prej rivierave më të bukura shqiptare. Koncepti i projektuesve fillon që në pozicionin që ka kjo vilë, pjesë e një kompleksi me një numër të kufizuar vilash. Këto vila nuk duken nga rruga kryesore, pasi janë të fshehura pas një rruge të tatëpjetë, e cila përshkallëzohet në nivele të ndryshme me pamje nga deti.

Koncepti identifikues, me linja dhe volumetri të pastra, dallohet sapo përballesh me fasadën e kësaj vile. “Less is more”, është një nga shprehjet më të famshme të arkitekturës moderne, një përkufizim i estetikës moderne sipas Ludwig Mies van der Rohe, një nga pionierët e kësaj rryme që vazhdon të pëlqehet edhe ditët e sotme. Moderne do të thotë e thjeshtë dhe e pastër, dhe këto përkufizime e përshkruajnë më së miri këtë projekt arkitektonik, i cili është një nga përfaqësuesit e rrallë të stilit modern minimalist në Shqipëri. Raporti i volumetrive dhe linearitetit në këtë projekt, është realizuar më së miri, si në hapësirat kryesore, të cilat identifikojnë ndarjen e zonave apo funksioneve, edhe në raportin që kanë ambientet e brendshme me ato të jashtmet, si për shembull pishina.

Cilësia DHE STILI duket se vazhdojnë edhe në brendësi të kësaj vile. Që në hyrje përballesh me pikën më të fortë dhe më mbresëlënëse: një pamje magjepsëse nga bregdeti i virgjër i Kepit të Rodonit, që të qetëson dhe të bën të harrosh gjithë stresin e ditës. Ambienti i ndenjjes është i thjeshtë, pasi nuk ka nevojë për shumë dekorime. Fasada transparente me vetrata të mëdha, mundëson një pamje të mrekullueshme. Me anë të këtyre paneleve, kufijtë midis ambientit të jashtëm dhe atij të brendshëm janë zhdukur, për të krijuar një raport të pafund me horizontin blu dhe natyrën e virgjër.

TEKSTura ME VESHJE Guri E FASADËS Së vEnTiluar,

i jep kësaj vile një pamje sa estetike, aq edhe natyrale. Ndërkohë, një element që duhet theksuar, është çatia “green roof”: një detaj mjaft ekologjik. Koncepti i kësaj çatie, në njëfarë mënyre kërkon që t’i japim natyrës atë që i kemi “zaptuar”.

Një nga cilësitë që e karakterizon stilin modern minimalist, është edhe mënyra se si trajtohen hapësirat e brendshme.

“OPEn SPaCE” është mënyra e duhur e organizimit të këtyre ambienteve, dhe për të bërë ndarje funksionale nga një ambient në tjetrin jo domosdoshmërisht përdoren muret. Ato janë zëvendësuar nga panelet ndarëse, të cilat mjaftojnë për të bërë një ndarje funksionale, por njëkohësisht mundësojnë edhe vazhdueshmërinë e një ambienti të hapur dhe modern. Paneli i oxhakut, përveçse estetikisht i thjeshtë, mundëson ngrohjen e të dyja nënambienteve, por edhe shfrytëzimin dhe kalimin nga një zonë te tjetra. Zona e ngrënies dhe kuzhina kanë të njëjtën ngjyrë të bardhë dhe natyralitet në materialet e ndërtimit, gjë që vihet re edhe në vetratat e gjera me pamje nga deti. I vetmi ambient që ndahet në mënyrë tradicionale nëpërmjet një dere, është zona e natës. Por gjithsesi, koncepti apo raporti i lartësisë mbetet i njëjtë edhe në këtë rast, pasi ky kalim mundësohet nga një derë 3 metra e lartë: një stabilitet i mundësuar nga sisteme të teknologjisë së lartë. Të gjitha materialet e ndërtimit të përdorura në këtë projekt, janë importuar nga Gjermania dhe Austria.

MINIMALIZMI ËSHTË KONCEPTI I PËRDORUR NË TËRËSI,

në çdo detaj të brendshëm apo të jashtëm. Ambienti i ndenjjes ka pak elementë. Përveç këndit kryesor të ndenjjes, ka edhe një kënd leximi, i cili me pozicionin strategjik pranë vetratave, ta bën edhe më të lehtë relaksin dhe çlirimin e imagjinatës gjatë leximit të një libri, ndërsa elemente të tjera, si tavolina apo oxhaku, karakterizohen nga pastërtia e linjave të drejta.

EDHE PSE NJË AMBIENT PRIVAT, DOMINON KONCEPTI I HAPËSIRAVE MODERNE.

Me një organizim linear në zonën e natës, gjenden tre nivele të ndryshme të ndara vizualisht dhe funksionalisht nëpërmjet tre paneleve apo volumetrive qendrore, të cilat mbartin funksionet e nevojshme në secilin nënambient. Tualeti është menduar të jetë pjesërisht i hapur, ndërsa pjesa e dollapit bën ndarjen dhe fsheh brenda tij çdo gjë të mundshme, duke e lënë zonën e natës estetikisht të pastër, gjë që e bën këtë ambient edhe më çlodhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.