Eldi Zeneli, në kërkim të brendit me emrin e tij

NË KËRKim TË BReNdiT me emRiN e Tij

Living - - CONTENTS -

Do të ishte programi “Do you have an idea” ai që do ta lançonte më fuqishëm emrin e Eldi Zebelit, të riut nga Tirana, për ta finalizuar ëndrrën e tij në një biznes të vërtetë. Prej tre vitesh, djaloshi me një stil krejt të veçantë, publikon punët e tij artizanale në teknikën makramè, në rrjete të ndryshme sociale, nën emrin Eldi Artwork. Qëllimi i pjesëmarrjes së tij në këtë format televiziv ishte të krijonte një brend me emrin e tij, të certifikuar, me logon përkatëse, një mini-departament marketingu, si dhe të kishte një linjë çantash në materiale lëkure. Gara e tij në këtë spektakël u ndal në fazën çerekfinale, por Eldi është i sigurt që do të vazhdojë të konkurrojë fuqishëm në tregun shqiptar.

pasioni për këtë lloj punimi erdhi papritur në jetën e tij. mes shumë dëshirave dhe “çmendurive” të moshës, si muzika dhe teknologjia, eldi zgjodhi të bënte atë që di të bëjë më mirë dhe që e përmbush edhe atë vetë. Do t’i duheshin vetëm disa penj për të nisur një rrugëtim, të cilin më parë as që e dinte se e zotëronte dhe që për herë të parë praktikohej edhe në Shqipëri. eksperimentoi, provoi, krijoi, por asnjëherë nuk dështoi në realizimet e punëve të tij.

kur e pyes nëse ndonjë klient është ankuar për ndonjë punim, më thotë: “Jo. Zhgënjimin nuk e njoh. Jo sepse gjatë punës nuk do të ketë dështime, por unë harxhoj orë të tëra për një varëse apo një byzylyk. Vetëm pasi sigurohem që kërkesa e klientit është realizuar ashtu siç e ka dashur ai, bindem dhe mendoj se gjithçka është gati.”

Përmirësimi është një proces i vazhdueshëm, që nuk ka fund, dhe për të, fakti që kërkesat shtohen dita-ditës, që njerëzit e vlerësojnë dhe e duan këtë lloj teknike, e bën të ndihet mirë dhe e frymëzon akoma më shumë.

të gjithë këtë punë eldi e realizon vetëm. Që nga konceptimi i bizhuve, gjetja e materialeve (penjve, gurëve, kristaleve natyrore, rruazave) realizimi i tyre, kontakti i përditshëm me klientin, shkrepja e fotove e deri te dërgesat që ua çon vetë klientëve. Deri më sot, numëron 3000 modele, asnjëri i ngjashëm me tjetrin, secili i punuar me kujdes deri në detajet më të vogla, me finesën dhe elegancën që i karakterizon këto lloj bizhush. Por ai nuk u mjaftua me kaq. Paralelisht me to, eldi ka nisur dhe realizimin e rrobave të banjës të punuara me grep. një gjë krejt e re, por që është pritur mjaft mirë, dhe sidomos tani që sapo ka ardhur koha e plazhit, modele të ndryshme kanë nisur të shtohen ditaditës.

në ditët e sotme, këto lloj punimesh me dorë, po bëhen gjithmonë e më të dashura për njerëzit. një varëse e personalizuar është gjithmonë jotja, të është kushtuar ty dhe do të mbetet jotja. Është një lloj trendi, i cili po përmbush dëshirën e çdokujt, duke venitur pak a shumë vezullimin e një diamanti në dorë apo në qafë.

Përtej pasioneve, eldi është një djalë me vizione të qarta. ai kërkon të krijojë grupin e tij të punës, me njerëz me ide të reja, të bukura dhe bashkëkohore. Por, brenda këtij grupi të vogël, ai kërkon t’u japë mundësi edhe njerëzve me aftësi të kufizuara, duke i bërë të ndihen aktivë dhe kreativë, sepse 27-vjeçari beson tek aftësitë dhe pasioni që ka për të bukurën si koncept. kështu, duke pasur baza të forta, jemi të sigurt se në të ardhmen do të kemi një brend Made by Eldi Zebeli.

Ç’është punimi macramé?

Makramè është një teknikë thurjeje me anë të penjve, që vë në punë vetëm duart, pa përdorur gjilpëra e mjete të tjera ndihmëse e duke disenjuar modele të ndryshme. Duke qenë shumë i vjetër si punim, është e vështirë të përcaktojmë se kur ka lindur. Dimë që origjinën e ka nga Arabia Saudite dhe fjala në vetvete është bashkim i fjalëve “thekë” dhe “nyje”. Në Europë, kjo lloj teknike filloi të merrte jetë rreth shek XVI-XVII, kohë kur marinarët filluan të preknin tokat arabe me anijet e tyre e për të shtyrë orët e gjata të lundrimit, filluan të praktikonin këtë lloj teknike, duke krijuar aksesorë të ndryshëm. Vitet e fundit, macramé është përfshirë në artet bashkëkohore dhe është bërë mjaft e përhapur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.