Colleen Griffin - Si adoptova dy fëmijë me sindromën DOWN

Living - - CONTENTS -

Colleen Griffin mortensen dhe bashkëshorti i saj, Bredi, janë një çift amerikan, që kanë jetuar për tre vjet në Shqipëri, ku njohën dhe marion, fëmijën me sindromë down, i cili jetonte në jetimore. Çifti mortensen adoptoi marion e më pas, edhe augustin, një fëmijë tjetër me sindromën down, po në një jetimore shqiptare. Përpara tyre, çifti i besimtarëve kishin adoptuar dy vajza, si dhe kanë një vajzë biologjike. Në këtë intervistë, Colleen rrëfen lidhjen me Zotin, dashurinë për fëmijët dhe jetën plot sfida, por shumë të bukur, si nënë...

fillimisht, do të doja një prezantim tuajin si çift. nga vini dhe çfarë profesionesh keni?

Unë dhe bashkëshorti im, bredi, jemi rritur në kaliforni dhe vazhdojmë të jetojmë atje. na pëlqen moti dhe ritmi i jetës në kaliforni. gjithashtu, mendojmë se atje ka më shumë mundësi për fëmijët tanë. bredi ka kryer një master për ekonomi dhe ka punuar për pesë firmat më të mëdha financiare në Shtetet e bashkuara. më pas, e la atë punë për t’iu përkushtuar pasionit të tij më të madh: të punonte si pastor në kishë. aktualisht, ai është pastor. Unë jam diplomuar për mësuesi dhe kam dhënë mësim në Shqipëri për tre vjet. Pastaj, e lashë punën që t’u përkushtohesha fëmijëve dhe familjes. në Shtetet e bashkuara, ka shumë prindër që zgjedhin t’i mësojnë në shtëpi fëmijët dhe për këtë ka shumë ndihmë nga shteti.

mund të na flisni pak për besimin dhe lidhjen tuaj me perëndinë? Ç’rol ka luajtur besimi në vendimin tuaj për të birësuar fëmijë pa familje? e shihni këtë si një dëshmi të dashurisë tuaj për perëndinë? ne besojmë në Jezus dhe jetojmë për të nderuar atë në gjithë çka bëjmë. ai na motivon për shumëçka. në lidhje me pyetjen, po, ne mendojmë se birësimi i këtyre fëmijëve është një dëshmi e dashurisë sonë për Perëndinë, që buron nga dashuria e Perëndisë për ne. në librin romakët 5:8, apostulli Pal, thotë: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, krishti vdiq për ne”. Pra, nëse krishti dha jetën në kryq për ne, si të mos motivohemi ne për të sakrifikuar për fëmijë që rriten nëpër jetimore? më e bukura e kësaj është që ne jemi të bekuar me fëmijët tanë. Shpesh na thonë se fëmijët janë “me fat” që na kanë ne. vetëm kjo fjali të bën të mendosh se ata na janë borxhlinj për diçka, por kjo nuk është aspak e vërtetë. ne jemi mirënjohës që ata janë fëmijët tanë. Unë dhe bredi as që e imagjinojmë jetën pa ta. Janë pjesë e jona, sikur të ishin fëmijët tanë biologjikë. nuk dua të lë pa përmendur edhe rolin e prindërve që i sollën në jetë dhe më pas i dhanë për birësim. Dua të them se u jemi mirënjohës edhe atyre. e dimë që nuk e kanë pasur të lehtë të merrnin një vendim të tillë, as që e vëmë në diskutim faktin që i duan fëmijët e tyre. fëmijët tanë e dinë që i do krijuesi i tyre, Perëndia, që i duam ne dhe që i duan prindërit e tyre biologjikë. është interesant fakti që ju keni birësuar katër fëmijë dhe vetë keni bërë vetëm një vajzë. pse? kur u martuam, nuk e mendonim se do të bëheshim me pesë fëmijë, por e kishim diskutuar që para martese që donim të birësonim. Plani ishte të bënim dy fëmijë vetë dhe një ta birësonim, por Zoti kishte plane të tjera për ne. Pas lindjes së vajzës, Hanës, unë pata disa aborte spontane. kështu, menduam ta rritnim numrin e birësimeve. fëmija i parë që birësuam ishte nga kina dhe quhet esi. Pas saj, filluam procedurat për birësimin e elës. Pasi u bëmë me tre fëmijë, menduam se familja u plotësua, por në vitin 2014 unë mbeta sërish shtatzënë. Përsëri ndodhi një abort spontan. filluam ta pyesnim Perëndinë përse na e solli atë fëmijë për pak kohë, kur ne nuk donim të kishim fëmijë të tjerë. teksa luteshim, Zoti na bekoi të dyve me dëshirën për të birësuar përsëri, por këtë herë, një fëmijë me sindromën DoWn. ne punojmë një javë në vit si vullnetarë në një qendër për familje me fëmijë me aftësi të kufizuara. Pikërisht në atë kohë, Perëndia na hapi zemrat për të rritur një fëmijë me aftësi të kufizuara. Pasi birësuam marion, sërish menduam se nuk kishim nevojë për fëmijë të tjerë, por në jetimoren ku jetonte mario na hyri shumë në zemër një djalosh. U lutëm që atë ta birësonte një familje. Pas shumë lutjesh dhe këshillimesh, vendosëm të birësonim edhe djalin tjetër, augustin.

pra, ju tani keni pesë fëmijë. a ka raste kur ndiheni aq të lodhur sa të mos keni më fuqi për asgjë? Për mendimin tim, edhe të rritësh vetëm një fëmijë nuk është e lehtë. e vështirë ishte edhe kur kishim vetëm Hanën, edhe pas ardhjes së fëmijëve të tjerë. Çdo prind ka vështirësitë e veta, sado fëmijë të ketë. meqë nuk ka shumë që jemi bërë me pesë fëmijë, them se është ende herët të flas se si është të kesh pesë fëmijë. Jemi ende duke u përshtatur. Pavarësisht nëse fëmijën e lind vetë apo e birëson, mund të them se duhet afro një vit për t’u përshtatur me rutinën e re. ndihemi të lodhur, por nëse ngrihemi herët në mëngjes dhe kalojmë kohë me Perëndinë, duke lexuar biblën ose në lutje, marrim fuqi për ditën që na pret. nuk është gjithmonë e lehtë dhe as ne nuk jemi gjithmonë prindërit më të mirë, por kur kërkojmë këshillën e Zotit, e gjejmë forcën të përballemi me vështirësitë. Shpesh, ndodh që të ulemi për herë të parë për atë ditë vetëm në mbrëmje, pasi i kemi vënë fëmijët në gjumë.

Si është të kujdesesh për fëmijët me nevoja të veçanta? ishte lidhja ime me punën dhe jetën në Shqipëri, ajo që na shtyu të birësonim edhe në vendin tuaj. Sa për birësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, sikundër e përmenda më sipër, ne punojmë një javë çdo vit me ta, kështu që i kemi për zemër. Perëndia na e dha atë mundësi për të na hapur zemrën për ata njerëz. Zemra e Perëndisë është e hapur për njerëzit me nevoja të veçanta, ne thjesht ndjekim rrugën e tij. edhe ata, si gjithë njerëzimi, u krijuan nga shëmbëlltyra e Perëndisë. e thashë që rritja e çdo fëmije ka vështirësitë e saj. natyrisht, fëmijët me nevoja të veçanta, kërkojnë më shumë kohë dhe vëmendje. Deri tani, djemtë nuk flasin shumë, dhe ne kalojmë kohë duke u mësuar të komunikojnë me gjuhën e shenjave. të dy po mësojnë shpejt. U mësojmë edhe këngë me lëvizje duarsh. gjithashtu, u lexojmë shumë që ta kenë të lehtë të lexojnë, kur të vijë koha për këtë. lodhemi pak duke i mësuar të ushqehen vetë dhe t’i ngjisin e t’i zbresin shkallët vetë. Diku kemi dëgjuar se fëmijët me sindromën DoWn mësojnë gjithçka që mësojnë fëmijët e tjerë, por në kohën e tyre. këtë e kemi dëshmuar me marion, i cili ka dy vjet që jeton me ne. ai nisi të ecte dy vjeç e gjysmë, ndërkohë që fëmijët e tjerë ecin pak a shumë rreth 1218 muajsh. eci pak me vonesë, por tani nuk mbahet (buzëqesh). ai krenohet shumë me arritjet e tij, po ashtu edhe augusti. të dy kënaqen kur i lavdërojmë për diçka. ne i lavdërojmë edhe për arritjet më të vogla. Por ka situata për të cilat nuk di si të veproj. falë Zotit që ka internet dhe burime të tjera ndihmëse për sjelljet e fëmijëve me sindromën DoWn. Deri tani kemi qenë të bekuar që kemi pasur ndihmën e shumë njerëzve dashamirës, pa qenë nevoja t’u drejtohemi instituteve përkatëse. ndoshta nuk do të jetë gjithmonë kështu, por falë Zotit në amerikë ka ligje që favorizojnë njerëzit me aftësi të kufizuara. ne i dimë të drejtat e tyre dhe do të përpiqemi të marrim më të mirën për ta. kur mendojmë për të ardhmen e djemve, ëndërrojmë që ata të ndjekin studimet e larta e mundësisht të martohen. e dimë që nuk do të jenë të aftë të jenë të pavarur, kështu që jemi përgatitur t’u sigurojmë përkujdesje edhe pasi unë dhe im shoq të jemi larguar nga kjo botë. ndërkohë, sa të jemi këtu, do të thurim ëndrra për ta dhe do të përpiqemi t’ua realizojmë.

Si janë mario dhe augusti? fëmijët me sindromën DoWn kanë ditë të mira e të këqija, si çdo fëmijë tjetër. mario dhe augusti janë shumë të ëmbël. na sjellin hare dhe lumturi në familje. kur nuk jam mirë, mjafton të përqafoj një prej tyre dhe më ndriçohet dita. ata dinë të falin shumë dashuri. veçanërisht, u pëlqen të dëgjojnë muzikë dhe të kërcejnë. ne organizojmë shpesh mbrëmje vallëzimi, ku marrin pjesë dhe ata të dy. vallëzimi është një nga gjërat që u pëlqen më shumë të gjithë fëmijëve tanë. mario dhe augusti tërheqin vëmendje edhe kur dalim. njerëzit u thonë që janë të mirë dhe ata menjëherë u buzëqeshin dhe u zgjasin dorën për të bërë qepalla. na duket sikur po ua ndryshojnë njerëzve perceptimin për

fëmijët me sindromën DoWn.

Si arritët të njiheshit e më pas të lidheshit me ta?

Për shkak se kishim birësuar më parë, ne kishim një listë me fëmijët që jepeshin për birësim. aty pamë emrin e marios, shkuam ta takonim dhe unë u dashurova menjëherë me të. më hyri në zemër, ama kisha një lloj ngurrimi. Paçka se e njihnim Shqipërinë, nuk njihnim procedurat e birësimit këtu. Para se ta birësonim, kemi bërë kërkime dhe jemi lutur shumë. tani jemi mirënjohës që e morëm atë vendim. më pas, njohëm një djalë që na e rrëmbeu zemrën. ai sapo ishte shtuar në listën e birësimit. Sapo e pamë, nisëm të kërkonim një familje që ta birësonte atë, augustin. askush nuk u shfaq për një vit dhe nisëm të luteshim që të ishim ne familja e tij. kështu, nisëm procedurat e birësimit edhe për të. Po të mos kishim marrë marion, nuk do të kishim gjetur as augustin dhe do të ishim dy veta më pak në familje, do ta kishim humbur këtë rast të mrekullueshëm, por falë Zotit, të dy djemtë janë pjesë e familjes sonë tani.

këto ditë ishte dita e nënës në amerikë. Çfarë dhuratash morët nga fëmijët?

U ndjeva kaq e bekuar kur pashë fëmijët të vraponin drejt meje me duart plot me dhuratat që kishin përgatitur në ditën e punimeve artizanale. më dhuruan kartolina të bëra vetë, ku kishin shkruar fjalë të shtrenjta për mua. mora edhe lule.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.