Ndërhyrjet estetike që prishin pamjen dhe rrezikojnë jetën

që prishin pamjen dhe rrezikojnë jetën

Living - - CONTENTS -

KliniKa vivia KërKohet KorrigJim, por në paK raSte mund të ndërhyJmë

në klinikën e trajtimeve dhe ndërhyrjeve estetike “vivia” në tiranë, dy mjeket e specializuara për këto trajtime, doktoreshë irena Savo Jorgaqi dhe doktoreshë Silvana mishtaku Jani, na hapin dyert për të na treguar anën tjetër të medaljes së ndërhyrjeve estetike. ato përballen çdo ditë me vajza e gra të trajtuara keq në klinika me staf aspak të specializuar. Doktoreshë Silvana mishtaku Jani rrëfen se, nuk janë të pakta rastet kur ato vijnë për të korrigjuar defektet, por jo gjithmonë mund të ndërhyhet për ta bërë këtë. kështu janë rastet e mbushësve, botoksit, dhe më ekstremi është silikoni, i cili në të gjitha protokollet mjekësore në botë, është ndaluar të aplikohet me injeksion.

SiliKoni, materiali që nuK përdoret më në eStetiKë

“Silikoni ose aquamidi, është një material, i cili është ndaluar të përdoret në trajtimet estetike, - tregon doktoreshë irena Savo Jorgaqi. - Por me informacionin që kam, vazhdon të aplikohet akoma nëpër ambiente jomjekësore, si parukeri dhe qendra estetike. më bën më shumë përshtypje, - dëshmon mjekja tjetër e kësaj klinike, doktoreshë Silvana, – kur vijnë e më kërkojnë korrigjim të asimetrive në buzë, por nuk dinë se çfarë u është injektuar. nëse ne dimë se ai është acid hialuronik, mund të veprojmë. në shumë raste, ndodh që femrat të jenë joshur nga çmimet. U ofrohet material i lirë që mban për shumë vite, dhe me shumë mundësi, bëhet fjalë për silikonin. Janë këto rastet që vijnë e duan të bëjnë korrigjim të buzës, sepse me kalimin e kohës silikoni pëson zhvendosje dhe deformim, por ne nuk ndërhyjmë dot, pasi kur silikoni është injektuar direkt në buzë, nuk mund të korrigjohet as nëpërmjet kirurgjisë. edhe nëse kirurgu e merr përsipër, do

të ndodhë që së bashku me silikonin të heqë edhe indin normal të buzës, çka do të bëjë që pacientja të ketë një volum edhe më të ulët të buzës, nga sa e ka pasur më parë,” - përfundon doktoreshë Silvana.

Doktoreshë irena shton se problemi i dytë që vërehet në lidhje me silikonin është se, bëhet në kushte josterile dhe mund të ketë efekte anësore nga më të ndryshmet, gjë që mund të japë reaksione alergjike në organizëm, granuloma dhe nekroza të indit, pra shkatërrim të indit ku injektohet. Dhe jo vetëm kaq, por pasojat e një materiali të kontaminuar, mund të çojnë deri në marrjen e jetës. “kjo pakujdesi, shpjegon doktoreshë irena, - mund të shkaktojë gjendje septike dhe sigurisht ekziston edhe rreziku për jetën”. e vetmja formë ku silikoni mund të aplikohet në estetikë sot, është ajo e protezave, siç janë ato të buzëve, gjoksit apo edhe të pasmeve.

traJtimet eStetiKe Ku gabohet më ShpeSh

mbushësit: mjeket e trajtimeve dhe ndërhyrjeve estetike në klinikën “vivia”, vërejnë se shumë klinika bëjnë një përzgjedhje jo të mirë të materialeve mbushëse. Përdoren mbushës jo shumë të përshtatshëm për fytyrën e personit, ose u rekomandohet një i tillë pa i sqaruar për kohëzgjatjen. “mbushësi do një sy të stërvitur mirë dhe një trajtim të mirë estetik. kështu që, përveç faktit se pacientet nuk sqarohen, shikoj asimetri, grumbullime në vende të caktuara dhe shpërndarje johomogjene të përbërësit,” - dëshmon doktoreshë Silvana mishtaku Jani.

Botoksi: ky material nuk aplikohet në mënyrë profesionale. “vë re se, bëhen trajtime shumë të forta me botoks duke i dhënë fytyrës pamjen e maskës, - tregon mjekja mishtaku Jani. - muskujt rreth syve ngrihen shumë, po ashtu edhe balli dhe vetullat, duke i dhënë fytyrës një pamje shumë të egër. ose ndodh që gjatë qeshjes, pjesa më e madhe e muskujve të fytyrës rri si e ngrirë dhe rrudhat mblidhen te zona përreth hundës. në këto raste rekomandoj një botoks më afër natyrales. një femër që i ka rrudhat të thella, nuk mund të pretendojë t’i shtrijë në mënyrë absolute. më e mira do të ishte t’i zbuste ato, sepse kështu do t’i krijohen edhe në një vend tjetër. Pastaj, janë edhe efektet anësore të botoksit, që mund t’i ndodhin kujtdo, por më së shumti ndodhin kur stafi nuk është i specializuar. Duke qenë se injektimi bëhet në muskulin që mban vetullën të ngritur, nëse bëhet në vendin e gabuar, mund të sjellë rënie të vetullës ose të qepallës”. plazma: vihet re se aplikohet edhe në mosha shumë të reja, te të cilat nuk është i nevojshëm. ky është një trajtim që duhet të fillohet rreth të 30-ve. “na kanë ardhur vajza 24-vjeçare në klinikë, - rrëfen doktoreshë Silvana, - të cilave u është bërë plazmë. Por ajo që më bën më shumë përshtypje është që këto trajtime i marrin përsipër edhe stafe jo të specializuara. kjo është me rrezik, pasi mjeku duhet të dijë patjetër historikun e pacientit ku po aplikon, sepse plazma është një trajtim që ka disa kufizime, si për shembull: në rastin e sëmundjeve autoimune, ose nëse pacienti merr kortizon. në një rast të tillë nuk mund të kryhet, sepse kortizoniku krijon reaksion në rastin e plazmës. ose nëse pacientja ka një lëkurë të infektuar me puçrra aktive, nuk mund të bësh plazmë, sepse rrezikon t’ia shpërndash infeksionin dhe në zona të tjera të fytyrës. kemi parë jo pak raste infeksionesh mjaft të zhvilluara të lëkurës, vetëm nga ngacmimi me age i puçrrave,” - përfundon ajo.

në Shtatzëni

Shumë klinika nuk tregojnë kujdes për këtë gjendje të gruas. mjeket e klinikës “vivia” na tregojnë se gjatë shtatzënisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji, këto trajtime nuk duhen kryer, pasi substancat mund të depërtojnë në gjak dhe t’i transmetohen fëmijës. “Shpesh shoh paciente që e kërkojnë me këmbëngulje këtë gjë, edhe pse ndodhen në këto kushte, - tregon doktoreshë Silvana, - sepse mjekë të tjerë ua kanë rekomanduar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.