Ëmbëlsirë me çokollatë nga Living

katror Çokollate me krem uiSki “baileyS”

Living - - CONTENTS -

përbërëSit:

200 g çokollatë e zezë

50 ml krem uiski “Baileys”

180 g mus me çokollatë të zezë 50 g qershi 50 g biskota Kantuci

përgatitja:

Marrim çokollatën e zezë, e shkrijmë në banjëmari, e vendosim në forma katrore ëmbëlsirash dhe i vendosim në frigorifer, në ngrirje. Më pas, përgatisim musin me çokollatë të zezë: i hedhim pana, gjalpë, krem uiski “Baileys” dhe 2 fleta xhelatine dhe e vendosim në frigorifer, por jo në ngrirje. Biskotat Kantuci i thërrmojmë dhe i vendosim në një enë, pasi do t’i përdorim më vonë për dekorin. Pasi çokollatat kanë ngrirë, fillojmë të ndërtojmë pjatën. Vendosim në mes të saj një katror me çokollatë dhe fillojmë ta mbushim me musin me çokollatë dhe qershi, pastaj i vendosim kapakun e çokollatës me një rreth, e nxehim dhe bëjmë vrima në të. E zbukurojmë sipas dëshirës. të gjithëve na pëlqen ta shkelim pak me çokollatë pas dreke ose pas darke. “Sepse ka antioksidues”, na pëlqen t’i mbushim mendjen vetes, paçka se kur e duam, e duam pa menduar asgjë tjetër. e pra, për të apasionuarit pas recetave me çokollatë, restorant living sjell më të mirën, sepse... çokollata është gjithmonë një ide e mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.