Receta të stinës nga Linda Fishta

Living - - CONTENTS -

koha e përgatitjeS:

10 minuta

koha e pjekjeS:

10 minuta

përbërëSit:

1 bukë baget

100 g gjalpë

4 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

1/3 lugë e vogël me kripë

përgatitja:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1. Presim bukën në feta të trasha 1-1,5 cm, hudhrat e qëruara i presim imët bashkë me majdanozin.

2. Vëmë gjalpin në tigan me temperaturë të ulët, shtojmë kripën dhe sapo të fillojë të tretet, e heqim nga zjarri (nuk duhet të bëhet i lëngshëm, por të mbetet i butë si krem). Përziejmë gjalpin me hudhrën e majdanozin derisa të bëhen homogjene.

3. Lyejmë fetat e bukës me kremin e përftuar dhe më pas i pjekim për rreth 10 minuta.

E shoqëruar me një gotë verë të bardhë të freskët, është shumë e mirë për aperitiv.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.