Një buqetë për çdo nuse

Living - - CONTENTS -

Buqeta e luleve është detaji më pikant që çdo nuse do të ruajë përgjithmonë në kujtesë, nga dita më e bukur e saj. Disa prej tyre ruajnë elementë të buqetës gjithë jetën, si për shembull ndonjë lule të saj në faqet e një libri apo në një kuti me objekte të tjera me vlerë. mbase shumë prej jush nuk e dinë, por buqeta e luleve, është dhurata e fundit që dhëndri i bën nuses para martesës. Pra, puna e vështirë e përzgjedhjes së buqetës ideale, i mbetet dhëndrit. mirëpo tradita e do që dhëndri të mos e shohë fustanin e nuses përpara ditës së dasmës, duke e bërë të vështirë zgjedhjen e buqetës së duhur. Dhëndurët më të sigurt në vetvete, sigurisht që do të bazoheshin te shijet e tyre apo te njohja e shijeve të partneres, disa të tjerë do të përpiqeshin të zbulonin diçka nga nëna e nuses apo shoqet e saj, ndërsa neve na vjen në ndihmë artisti i kompozimeve floreale, Sandri. kështu, në dyqanin “bel fiore” mësojmë se, përveç kombinimit me fustanin apo me modelin e flokëve të nuses, buqeta është e lidhur ngushtë edhe me ambientin ku do të zhvillohet ceremonia.

Ceremonia në kishë lulet Freesia të kombinuara me tulipanët, kanë një rezultat mahnitës dhe i japin finesë dhe delikatesë paraqitjes së nuses në ceremoninë kishtare.

Ceremonia në kopsht Për një ceremoni të tillë buqetat kompozohen me trëndafila garden, trëndafila David Austin ose trëndafila me aromë Peony, të cilët simbolizojnë dashurinë dhe përcjellin aromën e kopshteve ku takoheshin të dashuruarit.

Ceremonia në fshat buqeta me dorezë të kuqe është e përshtatshme për një ambient rural, ku mund të gërshetohet stili vintazh dhe ai modern. Doreza e veshur me ngjyrë të kuqe dhe lulet që kanë nuanca të ndërmjetme, bëjnë që nusja të jetë më e çlirët në një ambient ku dominon jeshilja e harlisur e fshatit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.