Madhëria e tij, tartufi -

Living - - CONTENTS -

TarTuFi ëSHTë një PrODuKT i njOHur në KuZHinë që Para 3000 vjETëSH. Duke qenë kaq i rrallë dhe i kërkuar, ka qenë historikisht i shtrenjtë dhe i pranishëm vetëm në tavolinat aristokrate. thuhet se lord bajroni (shumë i dashur edhe për shqiptarët) e mbante mbi tavolinën e punës, në mënyrë që aroma e kësaj bime, ta frymëzonte në krijimet e tij.

Për ata që nuk e dinë, tartufi është një kërpudhë që i përket familjes “ipogeo”, pra, kërpudhave që rriten nën tokë. Si të gjitha kërpudhat, shumohet përmes sporeve dhe mund të zhvillohet në mjedise me lagështirë. në Shqipëri, tartufi është popullarizuar më së shumti vitet e fundit, e si pasojë, shoqëria është ende e painformuar për përdorimin e tij në kulinari, duke e trajtuar shpeshherë si një produkt shumë të shtrenjtë dhe të paarritshëm për xhepat e kujtdo. në të vërtetë nuk është tamam kështu, pasi tartufi ekziston në lloje edhe më ekonomike.

Pavarësisht nga lloji i tij, tartufi është i pasur me minerale, potas dhe magnez, që ndihmojnë në stabilizimin e sistemit kardiovaskular, mirëqenien e veshkave, kockave apo dhëmbëve. kjo kërpudhë e veçantë nuk përmban kolesterol dhe mund të përdoret pa frikë nga të gjithë ata që stërviten, praktikojnë një sport apo që ndjekin dieta dobësimi. Përveç këtyre veçorive, tartufi është i pasur dhe me antioksidues që luftojnë radikalet e lira, shkaku i parë i plakjes së organizmit. Prandaj, përveç prodhimeve me bazë tartufi që përdoren në kuzhinë, gjë që ndihmon organizmin nga brenda, tartufi është i përshtatshëm dhe për produktet kozmetike, duke ndihmuar trupin edhe nga jashtë. kjo kërpudhë ka gjithashtu një efekt afrodiziak, sepse përbëhet nga substanca të veçanta që ndikojnë në gjendjen fizike dhe psikologjike. tartufi dhe prodhimet e tij janë multifunksionale dhe përshtaten edhe me trendet më të reja, si veganizmi apo ushqimi pa gluten.

KjO KërPuDHë maGjiKE njiHET Për një arOmë SHumë Të FOrTë DHE SPECiFiKE, një aromë që ose e dashuron ose e urren, dhe është një produkt që duhet njohur në mënyrë graduale. më e mira është që të filloni gradualisht me përdorimin e kremit të tartufit, për shembull, që mund të përdoret mbi brusketa dhe më pas, përdorimi i tij të zgjerohet në mënyrë graduale.

tartufi është një produkt i jashtëzakonshëm që mund të përdoret dhe te fëmijët, sidomos nëse në kremin që mund të përftojmë prej tij, të shtojmë djathë të konservuar ose djathë deleje. mund të përgatisni kremra të shumëllojshëm me bazë tartufi, të cilët mund të ndryshojnë shijen dhe konceptin e një pjate të thjeshtë makaronash të gatuara me gjalpë. tartufi mund të përshtatet shumë mirë edhe i grirë në feta të holla, për një aperitiv mes miqve, shoqëruar me një gotë verë apo shampanjë, me sallame apo djathëra, me perime e produkte të tjera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.