NJË BOTË pa gravitet LIFT DINAMIC I BIO PERFORMANCE NGA “SHISEIDO”

Living - - PROMOCION -

Ehodhidhe në Shqipëri, marka “Shiseido”, në treg linjën më të re të Bio Performance, Lift Dinamic. Në një eveniment të organizuar nga Bujana Luka, i cili është kthyer tashmë në një traditë të bukur, morën pjesë personazhet më të njohura të vendit tonë, zonja dhe zonjusha elegante, të cilat e dinë se, për të mos humbur sharmin dhe bukurinë rinore, mjafton të zgjedhësh produktet e duhura kozmetike. Çdo vit ajo fton mikeshat, klientet besnike të “Shiseido”-s, por edhe të rejat që shtohen dita-ditës, për t’u njohur më shumë me produktin që kombinon kulturën dhe ndjeshmërinë lindore, me shkencën ambicioze perëndimore.

“Një botë pa gravitet” është koncepti i ri i kompanisë “Shiseido”, që po mahnit botën e në veçanti, femrat, të cilat me Lift Dinamic nga Bio

Performance, nuk do të ndiejnë më presionin e kalimit të viteve dhe mund të ruajnë një pamje rinore për shumë kohë. Produktet mrekullibërëse kanë një ndikim të madh hidratues dhe tërheqës të lëkurës. Të gjitha produktet përdoren gjatë 24 orëve, që do të thotë se mund të përdoren në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo linjë e re ofron tri produkte të ndryshme: serumin, i cili përdoret pas pastrimit të fytyrës, kremin e fytyrës dhe i treti po aq i rëndësishëm, kremi për zonën rreth syve.

Lift Dinamic nga Bio Performance, është krijuar enkas për femrat e moshës 40-45 vjeçe, te të cilat kanë filluar shenjat e moshës. Probleme të tilla janë më se të natyrshme, por marka “Shiseido” me teknologjitë e reja dhe zbulimet më të fundit, ka hedhur në treg këto produkte të cilat ndihmojnë në kthimin e elasticitetit përmes prodhimit të kolagjenit dhe ripërtëritjes së fibrave në shtresat më të thella të lëkurës. Kështu lëkura bëhet më e butë, më e lëmuar, më e tërhequr dhe më rinore.

“Për të parë rezultatin, kremin duhet ta përdorësh për një afat kohor nga tre deri në gjashtë muaj, sepse fillimisht do të futet në shtresat e thella të lëkurës dhe më pas, kjo e fundit do të fillojë të prodhojë sërish kolagjen natyral në qelizat staminale të lëkurës. Këto qeliza, janë bazat ose qelizat fillestare prej të cilave lindin gjithë qelizat e tjera. Lift Dinamic i Bio Performance, i detyron këto qeliza të ndryshojnë, duke i nxitur të prodhojnë më shumë kolagjen dhe jo të formojnë qeliza dhjamore, të cilat e dëmtojnë lëkurën dhe shkaktojnë varjen e saj. Me nxitjen dhe prodhimin e kolagjenit, falë këtij kremi, do të vëreni edhe zbehjen e shenjave të moshës”, - thotë Iva Kokoric, trajnuesja e markës “Shiseido”. Kjo markë, gjendet në të gjitha parfumeritë më të mira të Tiranës dhe ka trajnuar një staf, i cili do të jetë pranë jush për t’ju sugjeruar se cili është produkti “Shiseido” që i përgjigjet nevojave specifike të lëkurës suaj. Së fundmi, marka prestigjioze po profilizon linjën e saj të luksit dhe po zgjeron gamën e produkteve për meshkuj. Kompania 145-vjeçare japoneze, një nder më të vjetrat në botë, është marka numër një në Azi dhe ndër 5 kompanitë më të mëdha në industrinë e kozmetikës dhe të kujdesit ndaj vetes, në të gjithë botën. Përgjatë viteve janë bërë mjaft kërkime, ndaj shumë nga produktet “Shiseido”, kanë përbërës për të cilët janë kryer 20 vjet testime. Kjo i bën produktet e kësaj marke, mjaft efikase për t’u përdorur dhe mbi të gjitha të sigurta. Për të gjithë të ftuarit në eveniment, u organizua një koktej elegant, ku nuk munguan edhe dhuratat. Brenda tyre kishte produkte “Shiseido”, të cilat janë krijuar enkas për të vendosur në harmoni mendjen, trupin dhe shpirtin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.