KOLEKSIONI I “GRASSES”

Living - - PROMOCION -

nga “L’Occitane Grasse”

Është frymëzuar nga aromat e kryeqytetit të parfumeve, aty ku lindi ndjesia e parë për të përshkruar aromat, nëpërmjet luleve dhe sharmit individual të trupit njerëzor. L’OCCITANE sjell më të mirën e 10 parfumeve të këtij koleksioni të patëmetë:

- Néroli&Orchide EDT 30ml: aroma unike e pranverës, një parfum klasik, që do ta dëshironte çdo femër. Ky parfum është një ndërthurje e dy luleve magjike, duke bërë që aroma juaj të jetë e veçantë! Një aromë mahnitëse dhe që të lë pa frymë, përzien aromën e dy luleve të bardha e të çmuara në një harmoni të përsosur. Në zemër të esencës Neroli rrezatues nga Mesdheu është përzier me orkidenë e bardhë dhe të përkëdhelur nga Madagaskari. Neroli është i freskët dhe joshës, tregon delikatesën dhe shkëlqimin, e rrit këtë ndjeshmëri duke e kombinuar atë me irisin e butë dhe zambakun e luginës të balancuara në mënyrë të përkryer me një prekje të ngrohtë e të pafajshme nga orkideja romantike dhe tërheqëse. Kjo është një aromë me shumë aspekte ashtu si një grua...

- Arlésienne EDT 75ml: Fragranca më e re në L’OCCITANE - Shkrirje femërore e tri luleve sa joshëse, aq dhe femërore...alkimi ngjyrash, misterioze dhe gjithë jetë. Ajo është mishërimi i femrës elegante nga Occitania franceze. E lirë dhe e mistershme, fama e saj plot hire dhe bukuri ka marrë dhenë. E dalloni lehtësisht nga fustani i saj shumëngjyrësh, tipik provençal, që duket sikur vallëzon me çdo lëvizje të sajën. Kudo ku shkel, ajo lë pas gjurmën e saj unike - aromën joshëse që deh gjithë ajrin përreth. Një buqetë lulesh nga Provanca e dallon ndër gjithë të bukurat: plot hire si trëndafili, misterioze si vjollca e kadifenjtë, e zjarrtë si safroni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.