Thesari më i ri i L’occitane

Një kuti, një muaj, një histori - Kur një kuti e vogël, përmbledh gjithë dëshirat e një vajze në një mendim të vetëm: “Le secret du bonheur est ici” - Sekreti i lumturisë fillon këtu...

Living - - PROMOCION -

“Çdo produkt nga L’OCCITANE fillon me zbulimin e vetive të jashtëzakonshme të bimës dhe me premtimin për një Histori të Vërtetë. Gjithçka vjen nga Natyra; ne vetë nuk kemi krijuar asgjë.” oLivier Baussan - Themelues i l’occiTane

Mëngjesi nis me flladin e freskët pranveror, pak nga aromat e luleve që përziehen në ajrin e metropolit të zhurmshëm dhe kafenetë që lëshojnë avuj të ngrohtë erëmirë. Rehatuar pas një tavoline të bardhë të një kafeneje stilparizien gjej Anxhelinën, një nga vajzat më me stil që kam njohur, të qetë dhe sfiduese, një blogere që të frymëzon me pamjen e saj, me cdo lëvizje dhe padyshim me idetë e saj unike.

Vajza e re që bën bujë në rrjetet sociale me stilin e saj të personalizuar ku e gjen veten i madh e i vogël. Me preferenca të thjeshta por tepër të spikatura, Anxhelina të krijon sakaq idenë se e ke njohur edhe më parë. Kjo e bën edhe më të thjeshtë çdo bisedë me të, sepse ajo di të të përgjigjet për gjithcka (jo, për politikën nuk folëm, fatmirësisht :)). Takimi ynë nuk është aspak rastësor pasi së fundmi Anxhelina është përzgjedhur ambasadore e L’OCCITANE, brandit të famshëm francez në mbarë botën për produktet natyrale dhe organike të bukurisë dhe për fragrancat e papërsëritshme që burojnë nga zemra e Provances. Në L’OCCITANE, bimët dhe tokat e jugut të Francës janë një burim i vërtetë risish. Ekzistojnë përbërje që zgjojnë shqisat, aroma që sjellin më pranë

maquis-in* korsikan, si edhe rituale të thjeshta që ofrojnë çaste mirëqënieje. Kujdesi për lëkurën nga L’OCCITANE frymëzohet dhe ushqehet nga tokat e jugut të Francës. Dhe duke qenë se sekretet e bukurisë L’OCCITANE rriten nëpër fusha, çdo risi sjell me vete premtimin për një Histori të Vërtetë. L’OCCITANE ofroi magjinë e produkteve të veta, me përbërësit me veti çudibërëse për lëkurën dhe shqisat, aromat fantastike nga ADN-ja e luleve, dhe motivimin për krijimin e një kutie për të sjellë Provancen më pranë secilit prej nesh. Anxhelina ishte ajo që bëri kombinimim e këtyre produkteve dhe solli një dizajn universal, pranveror dhe magjiplotë ku gjithkush e gjen veten. Ajo bëri përzgjedhjen e produkteve më të mira të L’OCCITANE në një kuti të vogël intriguese “My Little Provencal Miracles” - Mrekullitë e Vogla të Provances.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.