KEK briOSH me krem vanilje

Living - - KUZHINË -

përbërëSit për tavë me diametër 28 cm:

përbërëSit për brumin brioSh:

• 200 g miell • 10 g maja birre e freskët ose 6 g maja birre me kokrriza • 1 e verdhë veze • 100 g gjalpë i butë si krem • 1 lugë sheqer • 1 majë luge kripë • 2 lugë qumësht i vakët • 2 lugë ujë i vakët • 1 bustinë vanilje

përgatitja e brumit brioSh

1. Në një tas, hedhim majanë e birrës të copëtuar dhe e tretim me 2 lugë ujë. Shtojmë qumështin, miellin, vaniljen, sheqerin, të verdhën e vezës dhe kripën.

2. E hedhim të gjithë masën në robot dhe e përziejmë për pak minuta. Shtojmë më pas gjalpin pjesë-pjesë dhe e përziejmë derisa të përftojmë një brumë homogjen. E lëmë brumin të vijë për një orë në një tas të mbuluar me plastmasë kuzhine.

përbërëSit për kremin:

• 5 kokrra vezë (të verdhat veç nga të bardhat) • 160 g sheqer • 2 bustina vanilje • 100 g miell • 500 ml qumësht (mundësisht me yndyrë) nga frigoriferi • 170 ml pana nga frigoriferi

përgatitja e kremit:

Në fillim, ngrohim furrën në temperaturën 200° C. Në tavën që do të përdorim, vendosim letër furre.

1. Në një tas, rrahim për 3-4 minuta me rrahësen elektrike të vezëve, të verdhat e vezëve, sheqerin dhe vaniljen derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë miellin me sitë dhe përdorim një spatul ose lugë druri për ta përzier. Shtojmë qumështin dhe panën dhe i përziejmë edhe këto me spatul.

2. Rrahim të bardhat e vezëve në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve, derisa të bëhen marengë dhe i shtojmë te tasi ku kemi përzierjen me qumështin. I përziejmë me spatul ose lugë druri.

3. Kompozimi i kekut: në tavë, hedhim brumin dhe e shpërndajmë me dorë edhe në anët e saj, e shpojmë bazën me pirun dhe hedhim kremin, të cilin e shpërndajmë me spatul.

Vëmë tavën në furrë dhe e lëmë të piqet për 10 minuta në temperaturën 200° C dhe më pas e ulim në 160° C, duke e lënë të piqet edhe për 40 minuta të tjera ose derisa të shohim që kremi është mpiksur dhe ka marrë ngjyrë. Pasi të piqet, e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet në tavë në temperaturë ambienti.

Kur të jetë ftohur plotësisht, e spërkatim me sheqer pluhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.