ETOn mESS

Living - - KUZHINË -

Eton Mess është një ëmbëlsirë tipike angleze me 3 përbërës: pana, fruta dhe mafishe.

Emri i saj vjen nga kolegji i famshëm anglez, “Eton”, ku thuhet se u krijua dhe shërbehet çdo vit sipas traditës, më 4 korrik, për garën kriket kundër studentëve të shkollës “Harrow”.

koha e përgatitjeS: 20/30 minuta përbërëSit për 6 perSona:

• 400 g pana e ftohtë nga frigoriferi • 250 g luleshtrydhe • 250 g mjedra ose boronica • 4 lugë sheqer pluhur ose dhe më pak • 100 g mafishe

përgatitja:

1. Grijmë në blender gjysmën e frutave me 2 lugë sheqer pluhur për pak sekonda, duke u përpjekur që të mos i lëmë të bëhen si pure. I hedhim në një tas dhe i përziejmë me gjysmën e frutave që kishim lënë mënjanë të prera me thikë në copa të vogla.

2. Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike panën me 2 lugë sheqer pluhur derisa të bëhet si e ngrirë.

kompozimi i ëmbëlSirëS:

Në fund të çdo gote hedhim pak mafishe në copa të vogla, pak salcë frutash, një shtresë pana të rrahur, mafishe në copa, pana e salcë frutash sipas dëshirës. E shërbejmë menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.