DISA IDE PËR TË KALUAR BUKUR E PËR T’I MBAJTUR MEND GJATË PUSHIMET

Living - - IDE SEZONI -

1- krijoni një kalendar ku çdo javë të ketë një temë të veçantë, për shembull: Java e kështjellave, ku si familje të vizitoni kështjella e të flisni rreth tyre, krijoni histori imagjinare për jetën e asaj kohe, kostume me materiale të riciklueshme, etj.

Java e botanikës, ku së bashku me fëmijët të mblidhni dhe të thani lule dhe bimë, të krijoni herbariume apo korniza me lule të thata, që ata t’ua dhurojnë gjyshërve apo të zbukurojmë me to ambientet e shtëpisë.

Java e artit pamor, ku së bashku të vizitoni galeri arti dhe të vizatoni apo pikturoni tablo, në varësi të moshës së fëmijëve.

Java e profesioneve, ku t’u flisni fëmijëve për profesione të ndryshme dhe rëndësinë e tyre në jetën tonë, si dhe të vizitoni së bashku vendin e punës së një bukëpjekësi, të takoni një mjek gjatë orarit të punës, një punonjës banke, etj. Java e kafshëve ose e dinozaurëve, java e princeshave apo ajo e fluturave. krijoni një kalendar javor sipas preferencave tuaja dhe të familjes suaj! kësisoj, do ta keni më të lehtë të organizoheni dhe të argëtoheni së bashku. këto ide vlejnë si për ditët që jeni pushim, ashtu edhe për ditët e punës, gjatë të cilave fëmijët janë në kujdesin e dikujt tjetër. Disa aktivitete mund t’i bëni së bashku, ndërsa disa të tjera fëmijët mund t’i bëjnë me gjyshërit apo kushërinjtë që kujdesen për ta.

Është e rëndësishme që kur jeni me fëmijët, ta kaloni çdo çast me ta dhe për ta. Nisuni në kërkim të thesareve të humbura; vini në punë fantazinë. merrni një kuti, një palë doreza plastike dhe dilni të kërkoni sende, të cilat keni vendosur t’i quani thesare.

Gjatë pushimeve verore prindërit dhe fëmijët krijojnë kujtime që do t’i mbajnë mend gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.