PERËNDIM NË VENDIN KU LIND DIELLI

Living - - PERSONAZH -

Është perëndim në Stamboll. fotografia e fundit u shkrep kur dielli nisi të binte në horizont. një ditë e gjatë pune, por për tolgën dhe almedën që i gëzohen çdo çast njëri-tjetrit, ishte një kënaqësi e madhe. të dy qëndronin para aparatit fotografik si profesionistë dhe si dy të dashuruar, që nuk reshtën asnjë çast së e shprehuri dashurinë. “almush”, i drejtohej ai; “Dashuri”, ia kthente ajo... një ekip profesionistësh, menaxheri dhe fotografi, po kujdesen që shërbimi fotografik të ketë një finale me ngjyra të rralla. almeda dhe tolga qëndrojnë përpara aparatit fotografik aq natyrshëm, sa edhe kur bisedojnë. “Jetushe, jeta ime, shpirti”, i thotë me përkëdheli tolga, me një shqipe shumë të lezetshme. “bukur” i përgjigjet almeda duke qeshur.

“tolga, këto fjalë të ëmbla janë për almedën apo për vajzat shqiptare?” - e pyes. “Shqiptare”, - thotë ai. Përgjigje që shkaktoi shumë të qeshura. Së shpejti, tolgahan dhe almeda do të vijnë në Shqipëri, tashmë të celebruar si çifti Sayisman.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.