Supë kremoze me shparguj

Living - - KUZHINË -

koha e përgatitjeS për pjatën e përfunduar: 30 minuta përbërëSit për 4 perSona:

400 g shparguj jeshilë të freskët

2 patate

1 qepë e bardhë

600 ml lëng vegjetal i valuar (i përgatitur me karota, selino dhe qepë ose me dado supe, nëse nuk keni kohë) gjethe mente

1 limon organik vaj ulliri

për kubikët e bukëS:

2 feta buke të ndenjura e të prera në kubikë të vegjël 1 thelb hudhër vaj ulliri kripë, rigon

përgatitja:

1. Në një tenxhere, skuqim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Shtojmë shparguj të qëruar dhe të prerë në copa të vogla, shtojmë patatet të qëruara dhe të prera në kubikë dhe së fundi, 2-3 gjethe mente dhe pjesën e verdhë të lëkurës së limonit të grirë me rende. Shtojmë lëngun e valuar dhe e lëmë në zjarr për 15 minuta. Perimet duhet të zbuten, por jo të qullen.

Grijmë të gjithë masën me frulator që zhytet ose në blender. Përgatisim kubikët e bukës: bukën e presim në kubikë, të cilët i hedhim në një tas dhe i spërkasim me pak vaj ulliri të përzier më parë me pak kripë, rigon dhe hudhrën e shtypur. I skuqim më pas në tigan për pak minuta.

E shërbejmë supën me kubikët e bukës dhe pak vaj ulliri krudo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.