Pasta me speca dhe djathë

Living - - KUZHINË -

koha e përgatitjeS: 30 minuta përbërëSit për 4 perSona:

400 g makarona pene

4-5 speca të kuq e të verdhë

200 g djathë Scamorza ose kaçkavall, atë që keni ju 400 g salcë domate konserve në copa

4 lugë vaj ulliri

1 thelb hudhër e qëruar

1/2 qepë e grirë imët

1 spec djegës kripë sipas nevojës

përgatitja:

1. Specat e larë, pasi u heqim bishtin dhe farat i presim në rripa sa më të hollë, pasi kështu duhet më pak kohë për t’i gatuar.

2. Në një tigan të madh skuqim hudhrën me vajin e ullirit bashkë me qepën dhe i lëmë në zjarr derisa qepa të marrë pak ngjyrë. Shtojmë specat dhe specin djegës të prerë në copa të vogla. I lëmë për pak minuta në zjarr dhe më pas shtojmë salcën, kripë dhe i lëmë në flakë të ulët për 15 minuta afërsisht ose derisa të shohim që salca është trashur dhe specat janë zbutur.

3. Ndërkohë, ziejmë makaronat në tenxhere me ujë të valuar me kripë, por i heqim 1 minutë para se të kenë zier plotësisht dhe i hedhim direkt në tiganin ku kemi salcën. Shtojmë djathin, të prerë në kubikë dhe i përziejmë me lugë druri derisa djathi të tretet nga nxehtësia.

I shërbejmë menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.