#GOTECH

me eventin më “Italian Style” në kryeqytet

Living - - IDE SEZONI -

PUSHIMET ERDHËN, KJO ËSHTË PERIUDHA E VITIT QË TË GJITHË KEMI PRITUR PËR UDHËTIME. PO AQ ME RËNDËSI SA DESTINACIONI KU DO TË SHKOJMË ËSHTË EDHE VALIXHJA E DUHUR PËR TË UDHËTUAR NË MËNYRË PRAKTIKE DHE ME STIL. E NËSE NA KA MUNDUAR JO PAK PËRZGJEDHJA E VENDIT KU DO TË SHKOJMË, PËR TË GJETUR VALIXHEN E DUHUR DHE ÇANTËN IDEALE TË PLAZHIT KA MENDUAR CARPISA.

Brandi i mirënjohur italian prezantoi linjën më të re të valixheve inovative dhe shumë të sigurta #Gotech përmes një eventi unik. Në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Myslym Shyri” gjeje një copëz të italisë. Si në asnjë event tjetër atmosfera vinte e plotë përmes rrugicave napolitane, simbolit të pangatërrueshëm të motorit “Vespa”, muzikës romantike e verës aromëmirë. Në këtë takim me sloganin #UdhëtoMeCarpisa dhe #NdjehuNjëItalianIVërtetë ky brand lancoi valixhen që personalizohet sipas dëshirës #Gotech. Valixhe e teknologjisë së fundit me një dizajn tërësisht modern, super e organizuar dhe me më tepër hapësirë. Ultra rezistente kundër përplasjeve dhe gërvishtjeve në çfarëdolloj kushtesh dhe përveç të qenurit e veçantë ajo garanton rehati maksimale gjatë udhëtimeve. Me rrota që nuk bëjnë zhurmë, lëvizje 360 gradë dhe të çmontueshme me një rrotullim të vetëm. “100% made in Italy” GoTech ka të përfshirë sistemin e sigurisë së lartë TSA dhe gjendet në 3 përmasa e 4 ngjyra të ndryshme. Këto janë disa nga vlerat që e bëjnë unike këtë valixhe, prezantimi i së cilës bëri bashkë shumë miq e të ftuar në event. Të pranishmit kaluan një pasdite elegante tipike italiane plot entuziazëm për pushimet e tyre, sepse mbanin në duar valixhen ideale dhe çantën e duhur të plazhit. Bëhuni gati edhe ju për aventurat verore me prakticitetin dhe sigurinë që kishit ëndërruar gjithmonë me #CarpisaGotech në dyqanet Carpisa në Teg dhe në rrugën “Myslym Shyri”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.