FOKUSI I HAPËSIRËS

Living - - SHTËPI -

Këtu theksohet faqja së cilës duam t’i japim rëndësi, pra, nëse është një dhomë ndenjjeje, fokusi është këndi i ndenjjes dhe televizori. Në këtë rast, kemi theksuar këndin (duke i vendosur një sfond - perdet mëndafsh me ngjyrë të verdhë) dhe televizorin, duke e theksuar me një sfond të errët që vjen nga dyshemeja dhe nga tavani me sipërfaqe të dala e të theksuara, jo vetëm me anë të ngjyrës, por dhe me anë të ndriçimit të fshehtë e të vazhduar përgjatë këtyre sipërfaqeve.

Faqja kryesore është theksuar me një element tjetër, siç është veshja dekorative me ashkla druri, për t’i dhënë më tepër ngrohtësi ambientit. Rezultati: një shtëpi moderne, e ngrohtë dhe e qeshur, e cila nuk të mërzitet kurrë. Në fakt, detaji që mbizotëron është materiali i drurit: parket druri me ristela të holla e fuga të dukshme, me damarë që i dallojmë lehtë jo vetëm me dorë, por edhe me sy. Veçantia e këtij materiali është se harmonizohet më së miri dhe në çdo rast, si me ngjyrat e ngrohta ashtu edhe me ato të ftohta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.