AKTORI ELEGANT dhe MISTERIOZ

Aktori elegant dhe misterioz, Lorenzo Ciompi, mbahet mend nga teleshikuesit e telenovelës “Vivere”, në rolin e Andrea Gherardi-t, e më pas ka luajtur edhe në telenovelën “100 Vitrinat”. Megjithatë, rolet në televizion apo teatër, janë vetëm një pjesë e an

Living - - PERSONAZH -

Aktor, autor, shkrimtar, prezantues televiziv... Si mund të jesh shumë në një?

Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ta bësh mirë atë që duhet.

Në cilin rol ndiheni më mirë?

Kohët e fundit më gëzojnë programet që kam krijuar vetë, për më tepër, më lejojnë të kem mjaft hapësirë për krijimtarinë.

Pas fashitjes së personazhit, çfarë mbetet nga ai, brenda Lorenzos? Duhet përmendur se roli i Andrea Gherardit në telenovelën “Vivere”, që ju dha edhe famën, ka qenë jo pak i lehtë!

Gjithmonë përpiqem të mos e marr shumë seriozisht personazhin, pa reshtur së besuari tek ai, sigurisht. Përpiqem të mos hyj kaq thellë, sa të ndihem i detyruar t’i fal jetën.

Lorenzo shkrimtar, është një surprizë e madhe për publikun shqiptar. Po ai italian si e priti?

Jam shumë i kënaqur që kam realizuar më në fund këtë ëndërr të vjetër. Shitjet e librit kanë qenë një sukses i vërtetë, duke ditur që publiku italian nuk është shumë i lehtë, sidomos lexuesit.

Në rreshtat e para të romanit “Një kopsht në lumin Nil”, spikat një vërtetësi në faktet dhe historitë e personazheve. A është një histori e vërtetë?

Kjo është historia e gjyshërve të mi: ajo pianiste dhe aktore me origjinë hebraike, ndërsa ai një industrialist i pasur fashist. Një dashuri e pamundur që ka në sfond Firencen e rrënuar nga bombardimet. Një histori prekëse që mund të bëhet edhe film.

Toskana, një tokë me shumë të mira, i ka dhënë jetë shumë yjeve. Çfarë vetish prej toskani vërehen në karakterin e Lorenzos?

Çdo gjë imja ka shijen e Toskanës, i detyrohem shumë qytetit tim: mund ta quaj një marrëdhënie dashuri-urrejtje me qytetin ku linda, u ushqeva, por që më pas më tradhtoi.

Si do ta përkufizoni stilin tuaj të jetës? Si ajo që ju nuk e shihni.

Një nga pasionet tuaja është edhe hedhja me parashutë. Ky është çasti i vetëm që ju jep liri?

Liri dhe pavetëdije, por nuk do ta bëj më.

Udhëtimi më i bukur që keni bërë?

Nuk e kam bërë ende udhëtimin më të bukur.

A keni menduar ndonjëherë ta vendosni edhe Shqipërinë në listën e destinacioneve tuaja?

Do të më pëlqente shumë ta vizitoja këtë tokë kaq pranë Çdo gjë imja ka shijen e Toskanës, i detyrohem shumë qytetit tim: mund ta quaj një marrëdhënie dashuriurrejtje me qytetin ku linda, u ushqeva, por që më pas më tradhtoi.

Italisë. Shpesh shkojmë larg, në kërkim të diçkaje të bukur dhe harrojmë se surprizat më të bukura janë mbrapa derës.

A ekziston vendi i përsosur? Nëse ekziston, është brenda nesh.

Po shtëpia e përsosur?

Shtëpia e përsosur është ajo e “qëndisur” në trup, kufiri ynë i fundit… më tutje, jashtë, gjen pjesën tjetër të botës.

Si është shtëpia e Lorenzos? Si unë!

Ju pëlqen gjithashtu të dekoroni ose rindërtoni? Sigurisht, ajo është pjesa më e bukur!

Objekti që nuk duhet të mungojë në një shtëpi? Më shumë se një objekt, është një ndjesi: muzika!

Projektet e ardhshme?

Jam duke përgatitur sezonin e ardhshëm të “Le case di Lorenzo” dhe gjithashtu duke punuar me romanin e dytë. Pastaj... do të vij t’ju takoj në Living, në Shqipëri!

Lorenzo Ciompi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.