GJOKS PULE ALLA SORRENTINA

Koha e përgatitjes - 30/40 minuta

Living - - KUZHINË -

Përbërësit për 4 persona: 500 g gjoks pule

300 g salcë domatesh - jo me copa

150 g djathë Mozzarella

1 qepë e vogël pak miell gjethe borziloku kripë e piper sipas nevojës vaj ulliri

1 garuzhdë ujë të valuar një grusht djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër me cilësi

Përgatitja: 1

Në fillim, përgatitim salcën: në një tenxhere të vogël me 2-3 lugë vaj ulliri, skuqim qepën të grirë hollë, për pak minuta, derisa të bëhet transparente. Shtojmë salcën, i hedhim pak kripë dhe një garuzhdë ujë të valuar. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 20 minuta, duke e përzier herë pas here. 2 Ndërkohë, përgatitim mishin: gjoksin e pulës e presim në rripa me trashësi 1 cm dhe gjatësi

rreth 5 cm. I lyejmë me miell, i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, në flakë të lartë, për 3-4 minuta, duke i përzier vazhdimisht me lugë druri që të mos digjen. Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, i spërkasim me pak kripë, u shtojmë sipër salcën, i lëmë në zjarr edhe për 2 minuta dhe më pas e heqim tiganin nga zjarri. 3

Shtojmë djathin Mozzarella të prerë në kubikë, gjethe borziloku të copëtuara me dorë, pak piper dhe i përziejmë me lugë druri. 4 Hedhim mishin në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, shpërndajmë sipër djathin e grirë dhe e pjekim me funksionin grilë për 8-10 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 240° C derisa të krijojë kore në sipërfaqe.

E shërbejmë menjëherë.

SHËNIM: mund ta hani edhe pa e kaluar tavën në furrë. Në këtë rast, hidheni djathin Mozzarella dhe djathin e grirë 2 minuta më parë se të hiqni tiganin nga zjarri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.