NJË MUAJ I PLOTË ME MJALTË

Living - - KOPERTINË -

Një dasmë e jashtëzakonshme nuk mund të mbyllej pa një muaj mjalti, i cili i ka të gjitha gjasat të jetë i tillë. Çifti po e kalon këtë pushim pasmartesor në një udhëtim të gjatë, i cili do të zgjatë plot 25 ditë. Itinerari filloi më datën 30 korrik, 3 ditë pas dasmës, në kryeqytetin e dritave të kuqe, në Amsterdam. Vijon më pas në Tajlandën ekzotike, ku të dy kanë planifikuar të vizitojnë shumë vende brenda këtij shteti. Për t’i lejuar vetes një çlodhje totale, pas gjithë këtij intensiteti ngjarjesh të bukura, Orinda dhe Turi do të ndalen për një javë, në një resort në Turqi. Por përpara nisjes së turit të tyre pasmartesor, dhëndri, të nesërmen e dasmës, u qeth tullac. “Për herë të parë po iki me pushime më shumë se 10 ditë e kur të kthehem, nuk do të më shohë më njeri tullac, - thotë ai duke qeshur. - Ky vendim që mora, është në kontekstin e një ndjenje lirie që dua t’i jap vetes në këtë moment. Sepse në shtator do të nis një stad të ri, në të gjitha kuptimet: në familje, vendimmarrje të reja, çdo gjë do ta bëj ndryshe. Kështu, në këtë kontekst, muaji i mjaltit do të jetë rigjenerim i plotë. Në shtator, fillon jeta e re dhe shpresojmë të na bekojë Zoti edhe me një bebe”, - përfundon Turi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.