JOGA

QË NË BARKUN e NËNËS

Living - - SHËNDET -

Shtatzënia është një nga fazat më të bukura dhe delikate për gruan, e veçanërisht për fëmijën që pritet të vijë në jetë. Përjetimet gjatë kësaj periudhe, janë deri diku vendimtare për beben dhe studime të shumta tregojnë se fëmija i merr që në fetus emocionet e para. Atë që ndien nëna, e përjeton edhe bebja.

Shkolla të ndryshme joge në botë, i japin shumë rëndësi kësaj periudhe të jetës, si për nënën, ashtu edhe për fëmijën që ajo rrit brenda vetes. Tashmë dihet që ndikimi i jogës është shumë i mirë për trupin dhe mendjen, e fatmirësisht, edhe në Tiranë kemi një studio të tillë.

Jimena Luhan, është mësuesja e grupit prenatal të jogës. Lindur dhe rritur në Kolumbi, ajo ka jetuar për 17 vjet në Nju Jork dhe eksperiencën që ka fituar atje, e ka sjellë në Shqipëri. Jimena thotë se është e dashuruar me disiplinën e jogës për gratë shtatzëna, sepse në këtë mënyrë është duke realizuar një mision të bukur dhe me shumë vlerë. Gratë të

cilat i qasen kësaj eksperience, janë të vetëdijshme për përfitimet që ka trupi i tyre, por edhe foshnja.

“Gjatë viteve që kam kaluar si shëruese e shenjtë në Majami, zbulova se shumë nga traumat e pavetëdijes, mund të shkaktohen që para lindjes, - tregon Jimena. - Një pjesë e tyre shkaktohen nga mënyra se si janë ndier nënat

gjatë periudhës së shtatzënisë. Pasi bëra disa kërkime rreth kësaj teme, zbulova se do të ishte shumë mirë nëse do të përmirësonim mënyrën se si përjetohen ngjarjet në këtë periudhë të jetës. Dhe një prej tyre, është edhe mënyra se si një grua e përjeton vetë shtatzëninë”. Ajo tregon se në vitin 2011 u regjistrua në një trajnim prenatal për mësuese joge dhe menjëherë pas certifikimit, një studio i ofroi mundësinë të drejtonte një grup joge për gra shtatzëna. “Grupi arriti rezultate shumë të mira, nënat ishin të relaksuara dhe të lumtura dhe unë vazhdova të jepja mësim aty derisa u largova nga Amerika,” - thotë Jimena. Qëllimi i saj është t’i drejtojë në këtë eksperiencë, duke u siguruar mirëqenie fizike dhe mendore. Koha më e përshtatshme kur çdo grua shtatzënë mund të bëhet pjesë e grupit të jogës, është pas javës së 12-të, kur mundësitë për abort spontan janë thuajse zero. Jimena thotë se para se të bëhen pjesë e këtij grupi, këshillohet gjithmonë të merret miratimi i mjekut, por nga ana tjetër, duhet të bëjnë kujdes të zgjedhin një grup i cili drejtohet nga një mësues i certifikuar për këtë lloj joge, pasi shumë ushtrime mund të përbëjnë rrezik nëse zhvillohen nga një mësues i pacertifikuar. Për ato gra, shtatzënia e të cilave është tepër delikate dhe në kushte jo të mira shëndetësore, këshillohet meditimi, sepse, mbi të gjitha, kjo është një përvojë mendore dhe emocionale, jo vetëm fizike. Kështu, bashkë me nënën, fëmija merr mësimet e para të meditimit nga barku i saj.

Joga për gratë shtatzëna është një disiplinë më specifike se llojet e tjera të jogës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.