RIZOTO ME SPEK DHE PJEPËR

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes – 30 minuta

Përbërësit:

300 g oriz Carnaroli 80 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi

50 g djathë Grana Padano i grirë

4 feta spek

1/2 pjepër i verdhë 1/2 pjepër i bardhë lëng perimesh

15 gjethe borziloku uthull molle vaj ulliri, kripë

Përgatitja:

1. Në një tenxhere, hedhim 50 g gjalpë dhe vëmë orizin të skuqet për 2-3 minuta. Më pas, e lëmë të ziejë duke shtuar lëng sipas nevojës. Ndërkohë, përgatitim përbërësit e tjerë.

2. Pasi u qërojmë lëkurën, i presim pjeprat në kubikë. Në blender, grijmë gjethet e borzilokut bashkë me 3 lugë vaj ulliri e pak kripë, derisa të bëhen si salcë kremoze. E lëmë mënjanë.

3. Fetat e spekut i presim në rripa të hollë, i vëmë në një tavë me letër furre dhe i pjekim në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 200° C për afërsisht 5 minuta ose derisa të jenë bërë krokante, ose mund t’i skuqni për pak minuta në një tigan pa vaj.

4. Kur orizi të ketë zier, fikim zjarrin, shtojmë gjalpin në kubikë nga frigoriferi, djathin dhe një lugë uthull molle. E përziejmë me lugë druri. E shërbejmë me salcën e borzilokut sipër, pjepër dhe spek.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.