PICË E SHPEJTË ME SPECA E DJATHË

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes - 15 minuta Koha e pjekjes - 20 minuta

Përbërësit për 1 picë:

180 g miell, tipi 00 • 100 ml qumësht, afërsisht • 1 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje • pak kripë • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përbërësit për mbushjen:

Speca me ngjyra të ndryshme, domate qershiza, djathë për pica, etj.

Përgatitja:

ndezim furrën në temp. 200° C. 1

Në një tas, hedhim miellin dhe sodën me sitë, kripë, vajin dhe shtojmë qumështin pjesë-pjesë, derisa të kemi një brumë homogjen. E punojmë brumin në tavolinë me pak miell derisa të bëhet elastik (mjaftojnë 3-4 minuta).

2

Hapim brumin direkt në letër furre me petës e pak miell dhe e transferojmë në tavën e furrës me letër, ashtu siç është. Sipas dëshirës, vëmë sipër brumit djathë, perime, sallam, etj.

E pjekim për 15-20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë sipër dhe poshtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.