PASTIÇE ME MAKARONA, DJATHË DHE QEPË TË NJOMA

Living - - KUZHINË -

Koha e përgatitjes - 20 minuta Koha e pjekjes – 30 minuta

Përbërësit për 4-5 persona:

400 g makarona, format i shkurtër • 200 g gjizë • 200 g djathë i bardhë i prerë në kubikë të vegjël ose thërrime • 2 vezë • 4 qepë të njoma • 4 lugë vaj ulliri • 1 ose 2 thelpinj hudhër – nëse nuk ju pëlqen, mos e përdorni • 120-150 g sallam pikant, pançetë e tymosur ose atë që dëshironi • 1 grusht arra të qëruara

Përgatitja: ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1Vëmë makaronat të ziejnë në tenxhere me ujë të kripur. 2Ndërkohë, presim qepët e qëruara (lëmë mënjanë 1 qepë) në rrathë jo shumë të hollë dhe i skuqim në një tigan me vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura. Pasi të kenë marrë pak ngjyrë, u shtojmë pak nga uji i makaronave që po zien. E heqim tiganin nga zjarri pas 4-5 minutash derisa uji që kemi hedhur të ketë shteruar. I spërkatim me kripë e piper. 3 Kullojmë makaronat e ziera dhe i përziejmë në një tas të madh bashkë gjizën, sallamin dhe qepën e skuqur. E hedhim masën në tavë të lyer me vaj ulliri dhe bukë të thekur të grirë. 4 Në një tas, rrahim vezët me pirun, me pak kripë, shtojmë copat e djathit, qepën që kishim lënë mënjanë të prerë në rrathë si dhe arrat. E shpërndajmë masën e krijuar në tavë sipër makaronave dhe e vëmë të piqet në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 180° C për 30 minuta afërsisht ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë të artë sipër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.